Një infermier në Memaliaj, është marrë nën hetim nga policia, pasi akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Sipas policisë, infermieri 39-vjeçar dyshohet se ka shpërdoruar detyrën si infermier në një qendër shëndetësore, ku ka regjistruar në mënyrë fiktive në librin e shërbimit një shtetas që ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. S., 39 vjeç, banues në Tepelenë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se më datë 13.09.2025, ka shpërdoruar detyrën si infermier në një qendër shëndetësore, duke regjistruar në mënyrë fiktive në librin e shërbimit, shtetasin E. K. (i arrestuar më datë 13.09.2025, pasi ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi").”, thuhet në njoftimit e policisë.
Materialet procedurale për rastin i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.
Komente
