Policia Memaliaj

Kronikë

Memaliaj/ Theu ‘arrestin e shtëpisë’, infermieri e regjistron sikur shkoi për vizitë në qendrën shëndetësore, vihet nën hetim

1 Tetor, 19:18| Përditesimi: 1 Tetor, 19:26

  • Share

Një infermier në Memaliaj, është marrë nën hetim nga policia, pasi akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Sipas policisë, infermieri 39-vjeçar dyshohet se ka shpërdoruar detyrën si infermier në një qendër shëndetësore, ku ka regjistruar në mënyrë fiktive në librin e shërbimit një shtetas që ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. S., 39 vjeç, banues në Tepelenë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se më datë 13.09.2025, ka shpërdoruar detyrën si infermier në një qendër shëndetësore, duke regjistruar në mënyrë fiktive në librin e shërbimit, shtetasin E. K. (i arrestuar më datë 13.09.2025, pasi ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi").”, thuhet në njoftimit e policisë.

Materialet procedurale për rastin i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

 

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si iu duket?