Zana Çela dhe Federico Sommaruga

Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit mes Agjencisë Kombëtare të Turizmit të Shqipërisë dhe Zvicrës! Promovohen projektet e përbashkëta

9 Maj 2023, 16:06| Përditesimi: 9 Maj 2023, 16:13

  • Share

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit të Shqipërisë, znj. Zana Çela dhe Drejtori i Organizatës Kombëtare të Turizmit të Zvicrës, z. Federico Sommaruga, nënshkruan në selinë e kësaj organizate në Zyrih, një memorandum për bashkëpunimin në fushën e turizmit. Kjo marrëveshje mirëkuptimi vjen në kuadër të idesë se turizmi është një mjet i rëndësishëm për shprehjen e vullnetit të ndërsjellë dhe fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy popujve tanë.

Duke e parë turizmin si një faktor të rëndësishëm të jetës ekonomike, kulturore e sociale të të dy shteteve tona, Shqipërisë dhe Zvicrës, palët ranë dakord të inkurajojnë bashkëpunimin për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit, që përfshin asistencë në vendosjen e kontakteve me organizatat përkatëse, dhe në zhvillimin e qasjes për një turizëm të qëndrueshëm gjatë gjithë vitit në zonat malore dhe parqet kombëtare,

Gjithashtu ky memorandum parashikon asistencë në zhvillimin dhe promovimin e produkteve për turistët shqiptarë dhe zviceranë në bashkëpunim me federatën lokale të agjencive turistike përgjegjëse për mbështetjen e tyre jashtë vendit.

Drejtoresha Zana Çela dhe Drejtori Sommaruga u dakortësuan edhe për dhënien e informacioneve të ndërsjella sa i përket ekspozitave, kongreseve, panaireve, ngjarjeve të ndryshme mbi turizmin, si dhe për bashkëpunimin në projekte të përbashkëta për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.

Memorandumi mes Agjencisë Kombëtare të Turizmit dhe Organizatës Kombëtare të Turizmit në Zvicër u nënshkrua edhe në prani të Ambasadorit të Shqipërisë në Zvicër, z. Ilir Gjoni.

Nënshkrimi i marrëveshjes

 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?