Firmosja e memorandumit

Memorandum Pune mes Shqipërisë dhe Portugalisë në fushën audiovizive

23 Nëntor, 10:49| Përditesimi: 23 Nëntor, 17:52

  • Share

 Një urë e re bashkëpunimi është lidhur sot mes Autoritetit shqiptar të Mediave Audiovizive dhe Autoritetit Rregullator Portugez për Median, ERC. Në kuadër të mbledhjes së 22-të Plenare të Grupit Rregullator Europian të Mediave Audiovizive (ERGA), që po zhvillohet në Romë, kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me homologen portugeze, Helena Sousa. Ky Memorandum ka për qëlllim krijimin e një kuadri ligjor për rritjen e bashkëpunimit në fushat e interesit dhe ndihmës së përbashkët, ndërmjet rregullatorëve të dy vendeve.
 
Në takimin e zhvilluar mes Krasniqit dhe Sousa-s, kryetarja e AMA-s ka bërë një prezantim të shkurtër mbi punën e autoritetit dhe objektivat e arritura deri tani, siç janë miratimi i ndryshimeve ligjore dhe harmonizimi me Direktivën e BE-së 2018/1808, ose siç njihet ndryshe, Direktiva e ndryshuar për Shërbimet Mediatike Audiovizive.

Në këtë kuadër, AMA ka miratuar edhe një tjetër akt të rëndësishëm nënligjor, rregulloren “Për kriteret dhe procedurat e shqyrtimit të ndryshimeve në strukturën e pronësisë dhe transparencën e të dhënave të lidhura me pronësinë e OSHMA-ve”, falë së cilës është përmbushur tashmë edhe detyrimi i transparencës së plotë mbi pronarët përfitues të medias audio dhe audiovizive në vend.
 
Temë e bisedës kanë qenë edhe ndryshimet e mëtejshme të propozuara nga AMA, që parashikojnë përfshirjen e konceptit të Matjes së Audiencës ne ligj; luftën kundër piraterisë së të drejtave të transmetimit dhe vijimësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtar që punojnë në fushën e medias, në favor të përmirësimit të cilësisë së gazetarisë në median audiovizive dhe jo vetëm.
 
Gjithashtu presidentja e ERC, znj. Sousa ka shpjeguar sfidat kryesore ku është e përqendruar puna e rregullatorit portugez, si dhe ka shprehur gatishmërinë për një bashkëpunim të gjatë dhe të vlefshëm për të dyja palët.
 
Më pas dy krerët e autoriteteve rregullatore kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi, i cili bazohet në tre shtylla të rëndësishme:
-Edukimin mediatik
-Metodologjinë e monitorimit të përmbajtjes audiovizive
-Programe të shkëmbimit të ekspertëve

 
"Është një memorandum shumë i rëndësishëm për të ardhmen e institucionit tonë, ka thënë kryetarja e AMA-s. "Shpresojmë të bashkëpunojmë në fusha si monitorimi sasior dhe cilësor i medias, në edukimin mediatik, teknologjisë e në fusha të tjera. Do shkëmbejmë sa më shumë informacione me njëri-tjetrin lidhur me të gjitha sfidat që rregullatorët tanë kanë".

 
Ndërsa Znj. Sousa, pasi ka falenderuar për këtë bashkëpunim, ka thene: "jam e sigurt që do vazhdojmë të bashkëpunojmë në një mënyrë më të thellë, më kërkuese dhe më emocionuese"
 
Palët janë angazhuar që, sa i takon monitorimit të përmbajtjes së transmetuar, të dy autoritetet do të shkëmbejnë informacionin mbi teknologjinë e softuerit të përdorur për përmbajtjen audiovizive, duke përfshirë platformat digjitale, transmetimin online dhe teknologjitë e tjera innovative; do të zhvillohen metoda të përbashkëta për monitorimin e përmbajtjes të transmetuar, duke përfshirë analiza të përmbajtjes, vlerësime të pavarura të përmbajtjes dhe auditime periodike, për të siguruar përputhshmërinë me standardet e autoriteteve si dhe do të shkëmbehen njohuri dhe përvoja lidhur me pajisjet e avancuara për monitorimin e përmbajtjes të transmetuar.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?