Ndjekja e të tre etapave të “Giro d’Italia 2025”, të shtyn të shkruash, të mos heshtësh, pasi sheh për 320 kilometra Shqipërinë tënde nga këndvështrimet më të pabesueshme dhe Tiranën e dashur në garimin me kronometër. Mund të mos kesh interes për renditjen në garim, por nxitesh ndjeshëm kur sheh ndryshimet e vëndit tënd. Pamjet s’kanë nevojë për asnjë shkrim, ato shprehen vetë, shprehen qartë ndaj dhe vijnë fare lehtë së qeni magjepëse. Zoti na ka bekuar me këtë vend! S’mund të kishte dhuratë më të bukur prej sportit italian për ne në ditën e votimit! Në etapën e tretë, pas 60 kilometra garim, çikistët më të njohur të botës, në ngjitjen malore të Qafë Shkallës, kaluan “ngjitur”, diku te 4-5 km nga “Memorandumi i Kuçit, i ruajtur tashmë si dokument te bar-i në Qendër-Kuç, në pritje që Ardit Bido i Arkivit Qëndror të Shtetit të shkojë ta marrë. Duhet ruajtur si vlerë e trashëgimisë kombëtare, sepse shënon momentin e një kapërximi epokash, përcjell këmbënguljen dhe vendosmërinë e vullnetit popullor se sdo lejojë të ketë më kurrë prapaktheu!
Ndaj, pse kjo ngjarje e madhe sportive në botë përkoi me votimet, nuk ja përtojnë të motivuar politikisht ta ndotin, si Giro d’Italia-n ashtu dhe Shqipërinë!? Shfryjnë kundër këtij sporti tërheqës me shikueshmëri maksimale dhe pështyjnë sa mundin mbi qeverinë që është garant i organizimit. Transmetimi shumë planësh njeh botën me Shqipërinë e bukur, me pamjet marramendëse që të mbushin me krenari, por vetëm pse u zhvillua në Shqipëri, mendojnë e besojnë se peisazhet ndjellëse nga ajri dhe toka i jep dorë në votime partisë në pushtet, të cilën fatkeqësia kombëtare Berisha ua paraqet të huajve si shtet të narkotrafikut. Ata që shtiren sikur e besojnë, i afrojnë bluza “Sali Berisha 1”, e stampuar me flamurin grek, i sjellë ky nga magjistari LaCivita. Vetëm budallenjtë nuk do ta kuptonin se sa ndikim rrënues do përcillte kjo foto e kapardisjes publike!
Kur vjen momenti të hedhësh një votë, përvoja i mëson ata që e përdorin të drejtën për të qenë pjesë e qeverisjes, të kthejnë kokën për të parë ku ishim e ku jemi? Tiparet që e nxjerrin më mirë në pah sa kërkojmë janë ato të shkencës ekonomike, të vendimmarrjeve qeveritare në fushën ekonomike, të politikave vepruese të qeverisë në ekonomi, të rolit të saj në mbikqyrjen e rregullave ekonomiko-financiare në prodhimin, e shpërndarjen. Sa përmendëm më sipër, marrin formë konkrete në shifra, që në fund të fundit, gjithkush mund të shohë sinetzën përfundimtare të konceptit pasuri: jemi më të pasur apo më të varfër? Te përgjegja që i jepet kësaj pyetjeje ngrihet parashikimi i Memorandumit të Kuçit.
Kur Partia Socialiste, nën drejtimin e kryetarit të saj Edi Rama, mori besimin sovran për të ushtruar pushtetin, financat e shtetit ishin tkurrur deri në atë farë feje saqë pa drojë mund të konsiderohej prag falimentimi. E përmendi z. Rama gjatë takimeve elektorale se si ishin lënë rrugët rrugëve, me punime që nuk likujdoheshin sepse bankat nuk hidhnin më para në rrokopujën e kaosin e drejtimit. Borxhi tej i madh qindramilionash euro, që pushteti PS trashëgoi nga qeverisësit paraardhës, donte vite pune dhe u likujdua. Sa i përket borxhit publik, nga një borxh që në momentin kur u muarr e kërcënononte rritjen ekonomike, është stabilizuar në një borxh me qëndrueshmëri që e ndihmon ekonominë.
Për kujtesë, (se është krahasimi shumë i prekshëm) po ju ndërmend se askush nuk i mbante atë kohë kursimet në lekë, siç ndodh progresivisht sot, por vetëm në Euro, Swisfrang dhe Dollarë.
Nuk është aspak e tepërt t’u kujtojmë votuesve se si falë energjive të tij Edi Rama i menaxhoi dhe kapërxeu pasojat e tmerrshme të një tërmeti rrënues, të cilat edhe shtete të pasura ju është dashur vite, në mos dekada, që t’i eleminonin.
Falë stilit të tij të menaxhimit ka qenë thelbësore arritja e synimit për të përmirësuar aftësitë drejtuese të administratës. Bëhet fjalë për afërsisht 100 mijë punonjës buxhetorë, prej të cilëve të paktën 10 mijë veta kanë fusha veprimi ku funksionon firma, leku, tenderi, mundësi këto të korruptimit. Polici që i ndjek këta për të mos gabuar e rënë pre e asaj sentence që i thonë, “Pushteti të korrupton!”, është ndërgjegje e gjithsecilit. Kë la mendja nga ky kontigjent buxhetorësh të shpërdoroj detyrën dhe të përvetësojë nga pasuria publike, ministër apo zv.kryeministër qoftë, kryetar bashkije apo doganier, polic rrugor apo drejtor bashkije, shpata që Partia Socialiste i dha organeve të drejtësisë është në veprim?!
Reforma në drejtësi, jo se është e përkryer, sepse ka defekte serioze në përzgjedhjen e atyre që e zbatojnë, por heqja nga duart e pushtetit ekzekutiv të shpatës, është një arritje cilësore, me përmbajtje që u jep njerëzve dhe Shqipërisë plot shpresë se shteti ligjor është në funksionim. Programi i PD-së së Saliut parashikon se po e mori pushtetin do ta zhdukë këtë krijesë që e ka kërcënuar dhe detyruar të bëjë kundër dëshirës së tij paraqitje te individë-prokurorë që ai i përçmon.
Memorandumi i Kuçit u përcillet qytetarëve shqiptarë me numur deputetësh që si japin kurrë mundësinë personifikimit të fatkeqësisë kombëtare për ta kryer varrosjen e sistemit të reformuar të drejtësisë. Lopatën që ka bërë gati mund ta mbajë për veten e tij, si figurë politike e vdekur, ndonëse i kapur me thonj pas postit të partisë së familjes. Tendenca me kahje uniteti, pavarësisht nga elementët e pabarabartë përbërës, është e do mbete garanci se nuk do ketë prapaktheu.
Mos të krijojmë iluzione! Deri kur kjo parti primitive (PD e Salës) të shuhet, shpresa do rikthehet për një rezultat tjetër zgjedhjesh, që do vijë si risi e ndarë nga klani dhe tribuja!
Edi Rama, i mbështetur në pikat e tij të forta për të ardhmen shqiptare dhe i mbështetur prej bashkëpunëtorëve, e fillojnë të katërtin pushtet katërvjeçar me përgatitin e mikpritjes në Tiranë, më 16 e 16 Maj, të forumit më të rëndësishëm ekonomik në nivel botëror: “E ardhmja e Investimeve në Evropë”. Drejtues shtetesh, korporatash e kompanish të njohura biznesi, nën kryesimin e presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kujdesin e kryeministrit Edi Rama, zgjedhin Tiranën për të bashkëbiseduar e rritur bashkëpunimin, çka tregon peshën që ka marrë Shqipëria, besimin që ka tek ne BE-ja.
Përpara Shqipëri, vetëm përpara!
Komente
