Kultura

Mbyllet për 6 muaj memoriali i Skënderbeut, Zefi: Punimet të kryheshin pas sezonit turistik

17 Korrik 2018, 20:35| Përditesimi: 17 Korrik 2018, 20:42

  • Share

Punimet e nisura për restaurimin  e vendvarrimit të Skënderbeut në qytetin e Lezhës, kanë dhënë ndikim mjaft negativ për sezonin turistik. Të shumtë janë turistet që i drejtohen Lezhës për të vizituar këtë aset historik, por që e gjejnë të mbyllur për shkak të punimeve që po kryhen. Vizitorët thonë se punimet mund të ishin realizuar në një kohë tjetër, dhe jo në këtë periudhë.

Përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë Paulin Zefi, thotë se punimet mund të ishin kryer më herët ose në përfundim të sezonit turistik, por sipas tij e rëndësishme është që tashmë ky investim  mjaft i domosdoshëm po realizohet. Vendvarrimi i Skënderbeut në Lezhë do të qëndrojë i mbyllur deri në fundin e muajit dhjetor, periudhe kur të pritet të përfundojnë dhe punimet.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • KORÇARI: 17/07/2018 20:58

    KËSHTU ËSHTË KUR KE MINISTRE KULTURE NJË TË PAAFTË. SHPRESOJMË TË PAKTËN TË BËHET RESTAURIM I SAKTË DHE MOS JA FUTIN 3 UJË 1 ORIZ, ASHTU SIÇ BËNË ME SHTËPINË E FLAMURIT NË KORÇË, QË E BËNË SI VILË ME MERMER DHE BETON NË VEND TË GURËVE DHE DYSHEMEVE QË KISHTE DHE DUHET TË VAZHDONTE TË KISHTE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?