Banorët e Hormovës në Tepelenë kanë marrë garanci nga kryebashkiaku Termet Peçi se shpejti do të merret vendimi për rifillimin e punimeve në memorialin që përkujton masakrën e grekëve në këtë fshat në vitin 1914.
"Duke u bërë koshient që duhet të ndjekim rrugët sepse jetojmë në një shtet ligjor dhe duhet të ndjekim të tëra rrugët ligjore. Kërkuam nga Bashkia e Tepelenës që të ndërpriten punimet e këtij memoriali dhe deri në momentet që të shprehen organet kompetente, pra të dalë leja e ndërtimit, ai të qëndrojë i bllokuar nga bashkia. Ne e kemi rregulluar dokumentacionin, arkitektët që kemi ngarkuar brenda ditës së sotme ose të nesërme do të kalojnë në proces për leje ndërtimi", tha përfaqësuesi i banorëve.
Qemal Nisllaj është caktuar si përfaqësues i banorëve për negociuar me bashkinë për zhvillimin e këtij projekti. Ai shprehet se komuniteti është i interesuar që të ngrihet një memorial madhështor.
"Popullsia, banorët e Hormovës kanë kërkuar me kohë që aty të ngrihet një memorial, ose më mirë një monument më madhështor që të jetë një vepër arti, si historike ashtu edhe artistike. Pati momente acarimi shprehje 'më preve në besë', 'të preva në besë', akuza e kundër-akuza, por ishin momente gjaknxehtësie nga të dyja palët. Fakti është se ne patëm një mbështetje të plotë nga kryetari i Bashkisë së Tepelenës", u shpreh Nisllaj.
Më tej ai sqaroi se punimet kishin nisur 3 muaj më parë dhe iniciator ishte Mecan Zotaj nga Mallakastra dhe me banim në Kosovë, ish-luftëtar i UCK-së. Punimet u ndërprenë gjatë kësaj jave pasi nuk është miratuar leja e ndërtimit nga këshilli bashkiak.
Si mund te qendroje ky monument memorial per krimet kunder shqiptareve,kur pranepor me poshte,te ujet e ftohte jane varrezat e herojve qe bene krimet,pra te grekeve.ose jane viktima shqiptaret,ose jane viktima te shqiptareve greket.(pavarsisht nga diferenca ne vite)
Përgjigju