Foto Ilustruese

Kronikë

Menaxheri mashtroi klientin në Elbasan duke i marrë para, arrestohet 30-vjeçari

12 Prill, 12:50| Përditesimi: 12 Prill, 13:04

  • Share

Elbasan-Policia në Elbasan ka vënë në pranga një 30 vjeçar, pasi vodhi një shumë parash duke shpërdoruar detyrën si menaxher i një subjekti privat për transport mallrash dhe mashtroi klientin duke i marrë atij një shumë parash mbi vlerën e shërbimit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Elbasan, menjëherë pas kallëzimit nga përfaqësuesi i një subjekti privat për transport mallrash, se menaxheri i subjektit i ka vjedhur duke mashtruar, një shumë parash, kanë bërë ndalimin e E. S., 30 vjeç, banues në Prrenjas, për veprat penale "Vjedhja duke shpërdoruar detyrën" dhe "Mashtrimi".

'Nga veprimet hetimore, dyshohet se në muajin nëntor 2024, 30-vjeçari, me detyrë menaxher i një subjekti për transport mallrash kombëtar dhe ndërkombëtar, i ka marrë një klienti duke e mashtruar se ai ishte pronari, shumën prej 2300 euro, nga të cilat 1900 euro kushtonte shërbimi i dhënë nga kjo firmë dhe nuk ka likuiduar as firmën me shumën prej 1900 euro për shërbimin që ka ofruar', njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?