Shoqëria “Integrated Energy”, që operon në fushën e menaxhimit të mbetjeve dhe që njëkohësisht po menaxhon e Zonën e Trajtimit të Mbetjeve në qarkun e Tiranës, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin bujqësor të Tiranës, që i hap rrugën kërkimeve shkencore.
Rektori dhe përfaqësuesit e këtij universiteti teksa e konsideruan tepër pozitivisht këtë marrëveshje, vlerësuan edhe punën që kompania Integrated Energy bën për mbrojtjen e mjedisit.
“Ne e konsiderojmë këtë marrëveshje shumë të rëndësishme për faktin sepse bëhet fjalë për mbrojtjen e mjedisit. Të gjithë biem dakord që mënyra e menaxhimit të mbetjeve është kjo mënyrë e cila ju ofroni nëpërmjet kompanisë suaj”, u shpreh rektori i universitetit Fatbardh Sallaku.
“Është marrëveshje me kompaninë që adreson zgjidhje në një nga problematikat mjedisore më të vështira në Shqipëri siç është menaxhimi i mbetjeve, është kompania që merret ose menaxhon gjysmën e mbetjeve të vendit, por dhe për faktin se kompleksi i Sharrës është një kompleks unik dhe mjaft interesant për studentët”, shprehet Prof. Dr. Seit Shallari.
Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes Administratorja e shoqërisë private Arjola Kodra u shpreh se puna dhe bashkëpunimi nuk do të mbetet vetëm në letër por do te jete një gjë prekshme nga te gjithë, teksa premtoi punësim për ekselentët.
Për rektorin e universitetit Fatbardh Sallaku bashkëpunimi po kryhet me një nga kompanitë prestigjioze në treg.
“Ne shpresojmë shumë që kjo marrëveshje e cila do t’ju shërbejë studentëve master dhe pse jo doktorature të jetë vetëm një nisje e një bashkëpunimi të gjate me një ndër kompanitë më serioze të fushës së menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri, tha Sallaku.
Integrated Energy është një shoqëri me kapital të huaj dhe hedh çdo ditë hapa drejt një Tirane me mjedis më të pastër e më të sigurt për shëndetin e njerëzve, në mënyrën më efiçente duke prodhuar energji elektrike nga përpunimi i mbetjeve.