Roje plazhi

Politikë

Menaxhimi i plazheve, Rama publikon fotot: Çdo ditë në terren për të garantuar sezon të pastër turistik

23 Korrik, 18:01| Përditesimi: 23 Korrik, 22:44

  • Share

Kryeministri Edi Rama thotë se Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe strukturat e tjera janë çdo ditë në krye të detyrës për të garantuar një sezon turistik të sigurt dhe të pastër.

Kreu i ekzekutivit ka publikuar disa foto në Facebook, ku shkruan se shtimi i plazheve publike, ka rritur numrin e pushuesve, çka shton edhe më shumë përgjegjësinë për mirëmbajtjen e plazheve.

“Me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit, agjencitë rajonale dhe strukturat e tjera, jemi çdo ditë në terren, për të monitoruar garantimin e një sezoni turistik të pastër, të rregullt dhe respektim të parcelave publike siç parashikohet në rregulloren e re të menaxhimit të plazheve, ku dyfishimi i aksesit në plazhet publike, shton edhe përgjegjësitë për mirëmbajtjen, pastrimin dhe modelin qytetar në respektimin e hapësirave të përbashkëta; Sarandë, Zvërnec, Darzezë, Radhimë, Ksamil, Livadh, Velipojë, Golem, Spille, Golem dhe Gjiri i Lalzit”.

 


Lajmi kryesor:

Rama bën 'shembull' zaptuesin në plazhin e Lalëzit: A ia vlen të humbasësh gjithë këta shezlongë e çadra për të sfiduar shtetin?


V.GJ /I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sigurim i detyrueshëm i banesave ose s’merr shërbim nga shteti, si ju duket?