Kryeministri Rama tha se Shqipëria renditet dy vende më sipër se vitin e kaluar në vlerësimin e indeksit të korrupsionit. Ndërsa lidhur me përmirësimin e indeksit ekonomik, kryeministri u shpreh se në këto ka ndikuar reagimi i shpejtë i qeverisë dhe mbledhja enjë shifre kontributesh pas tërmetit dhe ndihma e shtetit për qytetarët.
“Indeksi i korrupsionit, Shqipëria renditet dy vende më sipër se vitin e kaluar. Ky përparim, ka ndodhur paralelisht me përkeqësimin e vendeve të tjera në rajon. Në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria dhe në këtë aspekt ka një rritje në raport nga viti 2013. Ky është fakt. Asnjëherë kur unë i referohem 2013-ës, nuk dua të mendoni se ka ndodhur mrekulli. Gjërat kërkojnë punë, kohë dhe durim. Por e vërteta është që duke parë 2013-ën dhe duke u kujtuar se ishim si pas tërmetit, duke parë sa shumë gërmadha janë pastruar. Ka shumë gjëra sot që nuk preken drejtëpërdrejtë nga ai që merr 300 mijë lekë pagë minimale. Shqipëria në rajon është vendi me përqindjen më të lartë të punësimit në vitin 2019. Kjo vërteton raportin e Bankës Botërore që na cilëson si vendi me papunësinë më të ulët në rajon.
Një gjë që ka ndikuar në këto vlerësime është dhe reagimi i shpejtë i qeverisë dhe mbledhja e një shifre rekord kontributesh pas tërmetit, dhe vendosja në dispozicion paketa të rimëkëmbjes. Shpërndarja transparente e ndihmës ekonomike. Ndihma ekonomike prej vitesh është një sistem digjital dhe pikëzim se kush e merr ose jo dhe totalisht transparent. Vetë kategoria e demokracive me të meta, tregon se puna që kemi përpara është e jashtëzakonshme. Por një gjë është e sigurt, a mund të kthehemi pas, e pamundur! Këto janë gjërat që doja të ndaja” – tha Rama
Lajmi kryesor:
Vlerësimi i 'The Economist' për përmirësim të demokracisë, Rama: Jemi futur në të njëjtën klasë me BE dhe SHBA! Një prej shkaqeve, reforma zgjedhore
E.M.//ReportTv.al