Kronikë

Menaxhimi i trafikut në Tiranë, Rrugorja intensifikon kontrollet! 22 të arrestuar dhe 29 mjete të bllokuara në një javë (VIDEO)

9 Qershor, 13:09| Përditesimi: 9 Qershor, 13:20

  • Share

Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet për menaxhimin e trafikut në rrugët e kryeqytetit.

Përmes një njoftimi zyrtar për mediat, Rrugorja informon se gjatë një jave ka arrestuar 22 shoferë dhe ka bllokuar 29 mjete.

Po ashtu nga bilanci i kryer bëhet me dije se kanë vendosur 987 gjoba.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, 24/7 në terren, me mjete bashkëkohore dhe patrulla shtesë, për të parandaluar aksidentet, për të konstatuar shkeljet dhe për të menaxhuar trafikun.

Si rezultat, gjatë javës që lamë pas:

39 shtetas të proceduar penalisht për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor/22 prej tyre të vënë në pranga;

29 mjete të bllokuara.

Të tjera fokuse të kësaj jave:

kontrollet për përdorimin e kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.

Për shkeljen e këtij rregulli janë vënë 987 masa administrative;

kontrollet për automjetet e parkuara në mënyrë të gabuar, që zënë hapësirat në vendet e rezervuara për mjetet e transportit publik(autobuzë, taksi) dhe korsi biçikletash. Për këtë shkelje, janë tërhequr me mjet ngritës 29 automjete.

Kontrollet vijojnë.

Policia Rrugore apleon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor: të mos kryejnë manovra të rrezikshme në rrugë, si dhe të mos drejtojnë mjetin në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur.

Gjithashtu, fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe iu garanton reagim të menjehershëm dhe konform ligjit.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket situata e trafikut në vend?