Gruaja me luanin

Mendohet se është mbreti i xhunglës, gruaja nga India mban luanin në krah për ta çuar në shtëpi! Videoja që po habit rrjetin

4 Janar 2022, 15:11| Përditesimi: 4 Janar 2022, 15:14

  • Share

Jo çdo gjë që shohim në internet duhet ta besojmë, sidomos nëse diçka është aq e pabesueshme sa një grua që ecën në rrugë duke mbajtur një luan! Megjithatë, gruaja me luanin në krah është pamje e vërtet dhe vjen nga India.

Videoja e cila është shpërndarë gjerësisht në internet, ka lënë “me gojë hapur” përdoruesit e rrjetit.

Ka qenë një gazetare, ajo që ka sqaruar dhe i ka dhënë në një farë mënyre kuptim incidentit, duke thënë se luani ishte kafsha shtëpiake e zonjës që e kishte në krah.

Momenti është kapur, kur luani doli nga shtëpia, ndërsa e zonja ka vrapuar menjëherë pas tij për të shmangur “tmerrin” që mund të shpërndante në lagje.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?