Këngëtarja Pink dhe bashkëshorti i saj Carey Hart

VIP & Spektakël

“Mendohu dy herë para se të kthehesh”, burri i këngëtares kërcënon me kallash në dorë (Foto)

15 Nëntor 2018, 16:29| Përditesimi: 15 Nëntor 2018, 16:39

  • Share

Një pjesë e mirë e shtëpive luksoze të disa yjeve botërorë janë shkrumbuar nga flakët për shkak të zjarrit të madh në Californi. Mirëpo menjëherë pas zjarrit shumë prej pronarëve të shtëpive janë evakuuar, dhe banesat kanë rënë në dorë të hajdutëve të cilët po mundohen të vjedhin çfarë të ketë mbetur pa djegur.

Bashkëshorti i këngëtares së njohur Pink ka ndërmarrë nismën e mbrojtjes së banesave të tyre, duke dalë me kallash në dorë dhe duke kërcënuar hajdutët. Carey Hart i ka publikuar edhe në rrjetet sociale fotot dhe krahas tyre shkruan: “Është për të ardhur keq që disa njerëz përfitojnë nga të tjerët në një krizë. Ndërkohë që zjarret në Malibu vazhdojnë shkatërrimin e vendit, disa banorë vendas po luftojnë për të mbrojtur pronat e tyre. Ka pasur shenja të hajdutëve që kanë thyer shtëpitë. Epo, nëse je një hajdut, mendohu dy herë para se të kthehesh në Malibu . Mbroni pronën tuaj… Amendamenti 2”.

Postim i bërë nga Hart 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?