Kronikë

U vra me silenciator, bashkëshortja e Pashko Ujkës mendoi se pësoi atak kardiak! Gëzhoja ende nuk është gjetur! Familjarët: S’kishte borxhe

30 Nëntor 2021, 11:23| Përditesimi: 30 Nëntor 2021, 14:45

  • Share

 

Familjarët e Pashko Ujkës, ish-deputeti që u ekzekutua mbrëmjen e djeshme nga një atentat mafioz në Shkodër, mohojnë që ai të ketë pasur borxhe, apo konflikte me ndonjë njeri për shkak të detyrës si ish-deputet apo ish-kryetar i bashkisë së Velipojës.

Ndërkohë ende në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë. 64-vjeçari është qëlluar vetëm me një plumb, dhe bashkëshortja e tij që ishte ngjitur me Ujkën, ka menduar fillimisht se ka pësuar atak kardiak, por më pas e ka parë të mbuluar me gjak dhe ka lajmëruar ambulancën për ta dërguar në spital.

Pashko Ujka, vuante nga sëmundja skleroza multiple dhe me parkinson. Ai dilte shëtitje në Shkodër për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe nuk lëvizte në distanca të mëdha. Madje ai së fundmi ishte kthyer nga Gjermania, pasi kishte shkuar që të kurohej atje. E vetmja provë në duart e prokurorisë së Shkodrës janë kamerat e sigurisë në zonën përreth lulishtes, ndërsa autori nuk është identifikuar.


Lajmi kryesor:

Ish-kreu i Komunës Velipojë, më pas ndërtues, u ekzekutua me silenciator në Shkodër! Gruaja e Pashko Ujkës kujtoi se kishte pësuar infarkt! Konfliktet për pronën pista kryesore e hetimit


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?