Sociale

Mendon se je i zakonshëm, ndërkohë je unik! ‘Një nga ne’ rikthehet çdo të shtunë në orën 13:00 në ekranin e Report TV

19 Shtator, 15:44| Përditesimi: 20 Shtator, 09:44

  • Share

Të gjithë kanë një ditë të tyren, në dukje të zakonshme. Mund të jesh mjek, inxhinier, zanatçi, shtëpiake apo në kërkim të një pune, por çdo mëngjes i ri të përball me sfida të reja, ndjesi e emocione që në mbrëmje të bëjnë të reflektosh për atë që le pas e për të nesërmen e panjohur që të pret. Gjithçka përjeton ditë pas dite është tregues i historisë personale të njeriut në fshat e në qytet që në tërësi formëson shoqërinë shqiptare.

Risia e këtij sezoni të katërt është përfshirja e Rubrikës Speciale, në të cilën trajtohen tema të ndryshme që pasqyrojnë realitetin në çdo sektor të jetës kudo nëpër Shqipëri.

Nën moderimin e gazetares Xhensila Nako, çdo të shtunë në orën 13:00 do të keni mundësi të ndiqni histori të jashtëzakonshme të njerëzve të zakonshëm.

K.M/V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?