Fotoja e turisteve australiane

Politikë

‘Mendova se ishte meme’, Rama ndan foton e turisteve australiane duke ndjekur në stadium ndeshjen e Vllaznisë: Kjo është Shkodra sot!

24 Gusht, 07:53| Përditesimi: 24 Gusht, 09:45

  • Share

Disa turiste australiane kanë ndjekur nga afër një ndeshje të skuadrës së Vllaznisë. Ka qenë kryeministri Edi Rama që ka ndarë një foto, ku shihen turistet në stadium, teksa shkruan se në fillim mendonte se ishte një meme.

Në postimin në rrjete sociale, Rama shkruan se ndihet mirë që sheh se si është bërë Shkodra sot, ndërsa vite më parë nuk mund ta imagjinoje një gjë të tillë.

“Kur ma çuan para pak këtë foto me turiste australiane që ndjekin në shkallët e stadiumit “Vllazninë” e Shkodrës, mendova se ishte meme dhe akoma s’jam i sigurtë që është reale, po është kaq e bukur ta shohësh e të mendosh se kjo është sot Shkodra ku deri pak vite më parë as mund ta imagjinoje një foto të tillë, sa nuk ndenja dot pa e postuar”, ka shkruar Rama.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • emigranti: 24/08/2025 13:02

    Ne Shqiperi po behen vrasje dhe grabitje cdo dite, ti na tregon turistet ...

    Përgjigju
    • Lala: 24/08/2025 13:52

      Vrasje ndodhin kudo vetem se Bota e qyteteruar ska Gore Si puna juaj DHE gazetar Si tanet QE din te flasin vetem per kroniken e zeze.nejse vazhdo

  • Joti: 24/08/2025 12:08

    Po po vazhdo krahasimet me 38 ti. Nuk ke me fantazi. Po beheshmeme me keq se byroja dikurshme.

    Përgjigju
  • Or tej: 24/08/2025 11:22

    Do kene pyetur turistet e gjore se cfare ka per te vizituar ne kete qytet pervec kalase e ures se mesit e do i kene thene: "Luan Vllaznia" or teeeejjjjj

    Përgjigju
    • Shkoder: 24/08/2025 12:08

      O tej nuk thohet ne shkoder o i mjer. Sa ka shkodra me vizitu nuk I ka as nje qytet tjeter I shipnis ndoshta edhe jasht shipnis ne ballkan.

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni kritikat e Ramës ndaj vendimeve të gjyqtarëve?