Ish-deputeti Alket Hyseni, nëna e tij

‘Menduam se do e mundnim këtë të keqe’, ish-deputeti i PS, humb të ëmën: Ma dërrmove shpirtin o nëna ime!

22 Shkurt, 18:54| Përditesimi: 22 Shkurt, 19:02

  • Share

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka humbur nënën e tij e cila është ndarë nga jeta ditën e sotme. Lajmin e bëri me dije vetë Hyseni nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku shpreh edhe dhimbjen e madhe për ndarjen nga jeta të së ëmës.

Ai e përshkruan nënën e tij si një grua të madhe që luftoi fort por nuk ia doli dot që të mundte sëmundjen nga e cila vuante prej vitesh.

Reagimi i plotë i ish-ligjvënësit:

Ma çave zemrën e ma dërrmove shpirtin që ike o nëna ime e shtrenjtë.

Ti trupi i vogel por nje grua e madhe, luftove fort, si veç ti di të bësh beteja. Së bashku me Babin dhe Albanën menduam që do e mundnim edhe këtë të keqe, por s’ja dolëm dot nënoke, s’ja dolëm dot…

Më dhe një përqafim të fundit dhe shpirtin ja dorëzove qiejve për të mbetur pengu më i madh dhe kujtimi më i ngrohtë e i pazëvendësueshëm i jetës sime.

Një mirënjohje smund të mungojë për miqtë, mjekët dhe infermierët, që prej tre vitesh na janë gjendur pranë në këtë betejë!

Të dashur miq,

Më 22 Shkurt, në orën 14:25 ndërroi jetë Hanko Sadik Hyseni (Ahmetaj), nëna jonë e dashur.

Ceremonitë përcjellëse fillojnë sot në orën 18:00 pranë “Alba 2000”, Rruga e Dibrës (pranë Medresesë), për ti dhënë lamtumirën e fundit në orën 12:00, ditën e Premte, datë 23 Shkurt në Tufinë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?