Menemen, tavë me domate dhe vezë
Përbërësit:
- 4 vezë
- 3 domate të pjekura mirë
- 1 qepë mesatare
- 1 spec jeshil ose i kuq
- 2-3 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 lugë çaji spec të kuq pluhur
- Kripë dhe piper i zi sipas shijes
- Majdanoz i freskët për shërbim
- Djathë i bardhë ose kaçkavall (opsionale)
Përgatitja:
Ngrohim vajin e ullirit në një tigan ose tavë dhe kaurdisim qepën derisa të zbutet (rreth 2-3 minuta). Shtojmë specat dhe i kaurdisim për disa minuta derisa të zbuten. Më pas shtojmë domatet e grira në tigan. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe spec të kuq pluhur sipas dëshirës. E lëmë të gatuhet në zjarr të mesëm për 8–10 minuta, derisa domatet të lëshojnë lëngun dhe të krijohet një salcë e trashë. Pasi salca të jetë gati, bëjmë disa gropëza të vogla në të dhe thyejmë vezët mbi salcë, duke i lënë të plota ose duke i trazuar lehtë për një efekt omlete. E mbulojmë tavën dhe i lëmë vezët të piqen për 3–5 minuta. Sipas dëshirës mund të shtojmë pak djathë kaçkavall dhe majdanoz të freskët.
Komente
