TIRANE-Spiuni iranian, Dabiel Kassrae i shpallur "non grata" është dëbuar mëngjesin e sotëm nga autoritetet shqiptare. 29-vjeçari është dëbuar në drejtim të Italisë, pasi kishte edhe nënshtetësi italiane. Anti-terrori e kishte mbajtur prej kohësh nën vëzhgim të riun e infiltruar nga inteligjenca iraniane.
Gjatë periudhës kur Dabiel Kassrae ka qëndruar në Shqipëri ai është përpjekur të mbledhë informacione për azilantët e opozitës iraniane të strehuar në Shqipëri (MEK).
Kassrae është shfaqur shpesh herë në kampin e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit, ku dyshohet se në disa episode ka tentuar të krijojë kontakte dhe rekrutojë ish-anëtarë të MEK. Por pas zbulimit u dëbua.
Spiunit italian donit te thoshit
Përgjigju