Ilir Meta dhe Sali Berisha

Mentaliteti i dhunës dhe i kandidatëve të primareve

14 Nëntor 2022, 16:44| Përditesimi: 14 Nëntor 2022, 16:46

  • Share

Protesta e 12 Nëntorit, duhet të bëjë shumë shqiptarë, të reflektojnë disi. Kishte njerës ajo protestë ? Po kishte, dhe kishte mes tyre njerës që prisnin “sinjalin” dhe të nisnin dhunën ndaj policisë apo institucioneve, kishte mes tyre edhe ish-shikas, që sot edhe pse janë biznesmenë goxha të majmur, nuk heqin dorë nga udhëheqësi. Këto dhe disa konstatime të tjera, duhen bërë pasi edhe në fjalimet e mbajtura në podiumin e protestës, u dëgjuan shprehi të vinin nga mentaliteti i dhunës. Një vend si Shqipëria, anëtar tepër dinjitoz i NATO-s, që është vend lider në Ballkan dhe po pergatitet të anëtarësohet në Bashkimin Europian, natyrisht nuk kërkon një klasë politike anarkiste. Por duke parë se kush drejton sot kampin politik opozitar, bindesh se, mentaliteti i dhunës nuk largohet aq lehtë, aq më tepër tek shikoje fytyra dhe dalloje emra të njohur ish-shikasish, ish-drejtorësh dhe zyrtarësh të lartë të pushtetit të Partisë Demokratike, që me dy gishtat lart, motivonin thirrjet dhe xhestet e dhunës edhe gjatë qëndrimit në bulevardin e Tiranës.

Protesta e 12 Nëntorit, pritet të jetë ndoshta e fundit për Partinë Demokratike, e cila po merret “seriozisht” me primaret, me gjetjen e ujdisur të emrave të kandidatëve që do të garojnë për kryetarë bashkie në 14 Maj, por pa e ditur as ata vetë, me cilin bilanc do ti dalin përpara qytetarëve. Me ndarjen e partisë, me përçarjen e demokratëve, me marrjen me dhunë të selisë dhe nxjerrjen jashtë nga zyra të “armiqve” të partisë, apo me deklarimet ultimative të Doktorit se “po prekët flamurin e PD, bëjeni mënd mirë me mua”. Pra, në rast se, më merrni me vendim gjykate partinë (sepse ai është flamuri tij) ju do të përballeni me mua.

Nuk paralajmëron kështu një kryetar partie në Europë, nuk presionon kështu një kryetar apo politikan demokrat në Europë, pasi këto deklarata i shkojnë për shtat një kryetari partie komuniste, diku në Azi apo Korenë e Veriut. Por duke u kthyer tek protesta e 12 Nëntorit, duhet thënë se ajo ishte e vakët, dhe më tepër se entuziazmi, asaj i mungonte motivimi. Kishin ardhur atje ata që ishin “pekulepsur” siç thonë në Jug, ata që ishin joshur me forma dhe mënyra të ndryshme, duke u thënë se “ejani se sot do të rrëzojmë qeverinë Rama, dhe kryeministër do të jetë Berisha”.

Ajo ç’ka shihet dhe “zjen” brënda Partisë Demokratike sot, është zelli i tepruar i disave që duan me patjetër të jenë kandidatë të dalë nga “primaret” dhe ankthi i Berishës për faktin sepse, e di fare mirë se në 14 Maj, beteja me Partinë socialiste nuk është aq e lehtë. Ai e di fare mirë se, të fitosh me ata që kanë transformuar qytetet, fshatrat, rrugët, trotuaret, parqet dhe lagjet e qyteteve, me ata që kanë hapur me qindra e mijëra vende të lira pune dhe lehtësuar biznesin nga taksat, nuk është njëlloj sikur të bindësh ca mbështetës të vijnë me bukë me vehte në protesta. Si mund të fitosh me kandidatët e “primareve” në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Vlorë e Gjirokastër, Berat dhe Sarandë, Kukës e Peshkopi, kur qeveria dhe bashkitë kanë transformuar gjithçka, dhe investuar aq sa nuk është investuar në 32 vjet?

Natyrisht, Berisha i bën ndryshe llogaritë me emrat e përzgjedhur nga vetë ai,(për ti ngritur moralin e fitores) dhe ndryshe kur takohet kokë më kokë me Mulin, të cilit nuk mungon ti shprehë pesimizmin e përballjes me Ramën në fushata elektorale.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sajmiri nga Sauku: 14/11/2022 18:54

    O ajaz Une isha proteste Dhe kisha ngjitur nje shikas vjeter qe mbante nja 10 veta mbrapa Me tmerroi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?