Politikë

Mentor Kikia: Retorika e Berishës për shkrirjen e SPAK, nonsens elektoral që i jep avantazh Ramës

19 Shkurt, 14:02| Përditesimi: 19 Shkurt, 14:16

  • Share

TIRANË - Analisti Mentor Kikia foli sot në Report Tv, mbi qëndrimin e Sali Berishës se pas zgjedhjeve nëse PD fiton, SPAK do shkrihet.

Kikia vlerësoi për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’ se kjo retorikë është vijim i qëndrimeve të mëparshme të Berishës dhe Ilir Metës ndaj SPAK, por tashmë është bërë më agresive.

'Kemi të bëjmë me një vijimësi të qëndrimit. Edhe pse gjuhë më të ashpër dhe agresive edhe më herët Berisha ka patur qëndrim jo thjesht kritik, por agresiv ndaj SPAK, kreut Dumani. Edhe zoti Meta ka qenë në të njëjtën linjë. Këtë retorikë e ka përmendur çdo ditë kur ishte në masë arresti shtëpiak. Javët e fundit, kishte filluar të zbuste tonet ndaj SPAK. më herët deklaroi se kur të vinte në pushtet do e rikonceptonte SPAK, ristrukturonte. Ditët e fundit mbërriti te deklarata më të ashpra për ta shkrirë. Për tu kthyer në strukturën më të hershme e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Nuk e di cila është arsyeja e ashpërsimit të gjuhës. SPAK ndodhet në një furi politike. Pas arrestimit të Veliaj pati agresivitet, u artikulua se në mandatin e katërt SPAK do kthehet në shina sipas Ramës.'

Ai tha se ky qëndrim, vetëm dy muaj para zgjedhjeve, është një nonsens elektoral, pasi SPAK gëzon mbështetje publike dhe qytetarët nuk do të mbështesin një parti që premton shkrirjen e tij.

'Jemi vetëm 2 muaj para zgjedhjeve. SPAK megjithë vërejtjet që kemi është struktura më e mbështetur publikisht. Struktura që ka marrë mbështetje qytetare. Është një farë mënyre shpresë për funksionimin e shtetit. Duket si lajthitje, të veprosh në kushtet e fushatës elektorale, të paralajmërosh se do shkrish institucionin që qytetarët mbështesin, duket si non sens. Rama përfitoi në radikalizimin e qëndrimit të Berishës dhe u pozicionua në mbështetje të SPAK. kjo bëhet për efekt elektoral. Qytetarët nuk mund të mbështesin një parti që ka premtim kryesor mbylljen e strukturës. Rama po bën një manovër të zgjuar.'

Më tej Kikia foli dhe për primaret në PD që nuk i sheh shumë të arsyeshme vetëm dy muaj para zgjedhjeve.

'Primaret janë proces demokratik. Në Shqipëri partitë nuk kanë lidhje me demokracinë. Drejtohen në mënyrë absolute nga kryetarët. Mbajtja e këtyre primareve 2 muaj para zgjedhjeve, janë shumë vonë për këtë proces, duhej të kishin gjëra të tjera në dorë. Ajo që nuk qëndron, për mungesë tradite demokratike zgjedhjet paraprake krijojnë edhe qejf mbetje, jo në nivelet e mëhershme. Nuk e pranojmë dot garën. Dy u tërhoqën, do krijojë qejf mbetje. Nuk mendoj se ishte zgjidhja mençur në këtë fazë.'

Deputeti Helidon Bushati u tërhoq nga primaret, teksa Shkodra nuk është më bastioni i PD-së.

'Shkodra nuk është më bastion. Është gjë e mirë që të mos ketë bastione. Qytetarët duhet të votojnë jo me interesa të verbra. Duhet ti drejtohen kutive të votimit duke parë interesat e tyre. Shpresoj të mos ketë më të tillë me asnjë parti. por vazhdon të mbetet një bast, përmbysjet në zgjedhjet vendore mund të vijojnë edhe këto zgjedhje.'

G.K/A.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?