Fatmirësisht sot akoma ka gjallë njerëz, që kanë përjetuar “live” mënxyrat e qeverisjes “demokratike” të pas 22 Marsit 1992. Janë gjallë ata që asokohe ishin në punëra të ndryshme, që ose u flakën nga puna si lecaka, ose ishin atje, ku u vodhën, shitën dhe shkriu pasuria e madhe e shqiptarëve. Beqiri nga Korça, një qytetar që rastësisht e njoha, ndoshta mezi priste rastin të “zbërthehej”, dhe tregonte çfarë i kanë parë sytë nga 1992 deri 1997. “Isha në Lozhan me punë oficer, sapo kisha mbushur 5 vjet punë atje, kur më erdhi “mandata” , “dorëzo kapelen, je këlyshi Enverit, dhe zhduku”.
Më lanë pa punë -thotë “por nuk mund të ikja kollaj fare sepse më duhej të dorëzoja detyrën”. Beqiri kishte nën komandën e tij 12 tunele që shtriheshin nga Lozhani deri në kufi me Gramshin. Ishin tunelet e ish-Ushtrisë Popullore, të mbushura nga tonelatat me miell, deri tek raketat tokë-ajër. Ishin tunele të mbushura nga betonieret e reja fringo, deri tek tanket ushtarake, zetorët e bujqesisë, dhe çdo produkt tjeter ushqimor, industrial, dhe ushtarak. Kishin ardhur nga 1968 deri 1977 me vaporë nga Kina e largët në Durrës (27 ditë ushëtim cfilitës të marinarëve).
Beqiri thotë se “kishim aq mallra sa mund të bënim 5 vjet luftë, pa munguar asgjë”. Por nejse, vitet kaluan, dhe Shqipëria u bër demokratike, anëtare e KiE, anëtare e NATO-s, dhe rreziku i një luftë të mundshme, është zeruar-i thashë. Por Beqiri gjetkë e kishte fjalën. “Mua nuk më hiqen nga sytë skenat e vjedhjeve me urdhër të ish-kryeministrit të atyre viteve, me urdhër të ish-ministrave dhe ish-deputetëve të PD së atyre viteve, ku ngarkoheshin “Saurrela”, maune dhe lloj-lloj mjetesh të tjera me pasurinë e shqiptarëve që kishte blerë dhe marrë nga Kina “diktatori”, dhe nuk dihej ku shkonte.
Kishte zëra që thonin se “armatimet “skarco” dërgoheshin në Malin e Zi për tu shkrirë, të tjera mallra në qese, apo në “graso” bliheshin badiava nga pushtetarët, nisën tu shiteshin firmave dhe bizneseve sikur të ishin “mall belik”. Ish-ushtaraku Beqir, tha se “vetëm në tunelet e Lozhanit deri në kufinjtë me Gramshin mund të kishte mbi 34 km tunele, me mallra krejt të reja, një pasuri e madhe e popullit, që u vodh, mendo sa tunele kishte të dyllosura në gjithë vendin, që u zbrazën nga zagarët e atij pushteti, nga ata ish-ministra dhe ish-pushtarë që sot janë miliardierë, edhe pse zbritën nga fshatrat e tyre me këpucë të grisura dhe valixhe druri”.
Tek dëgjoja ligjeratën e ish-ushtarakut Beqir, një tregim rrënqethës ku konstatoja vjedhjen e pasurisë së shqiptarëve, mëndja më shkoi tek SPAK. Përse kjo strukturë e drejtësisë së re, të mos hapë “dosjet e vjetra” të vjedhjeve dhe abuzimeve marramandëse?
Përse duhet të gëzojnë edhe sot e kësaj dite milionat dhe miliardat e shqiptarëve, një grusht hajdutësh që ç’nuk i shitën këtij vendi, nderin, pasurinë, trojet, pronat, detin, lumin, dhe gjakun e shqiptarëve. Fatmirësisht janë ende gjallë shumica e dëshmitarëve të atyre viteve, ku në emër të “liri-demokracisë”, ish-qeveritarët e kësaj PD-je të rrënuar, dogjën, vodhën, shitën dhe blenë pasurinë e këtij populli.
Ata që sot ulurasin “ky popull po vidhet, po vuan nga korrupsioni qeveritar”, duhej të ishin në burg me kohë, nqs do të kishte drejtësi. Ndëshkimin ligjor, e kërkon i pari ish-ushtaraku Beqir, që 32 vjet më parë ish-komunisti Sali i preu në mes, ëndërrat, karierën e nisur, dhe e flaku në rrugë pse mbronte rerpartin, tunelin, pasurinë e popullit.
Eeeeee Sa jane vjedhur ketu o çun Se mos vetem atje ku thu ti
PërgjigjuDenoncime nuk ka Ha-ha