Foto Ilustruese

Shëndeti

Mënyra efektive dhe natyrale për të luftuar problemet me tretjen

31 Korrik 2018, 15:02| Përditesimi: 31 Korrik 2018, 15:05

  • Share

Ka disa mënyra që ju ndihmojnë të lehtësoni simptomat e kapsllëkut në kushte shtëpie. Bëni pjesë të dietës suaj ditore këtë listë me ushqime dhe i thoni “lamtumirë” kapsllëkut.

Uji

Kapsllëku ndodh për shkak të dehidrimit në zorrën e trashë. Është e këshillueshme që të pini të paktën 8 gota ujë çdo ditë që metabolizmi i trupit të punojë normalisht.

Kosi

Probiotikët, bakteret e dobishme që gjenden në kos, mund të lehtësojnë problemet e tretjes.

Melasa e zezë

Melasa është prodhuar nga shurupi i kallamit të sheqerit. Ky proces mundëson mbajtjen e një sasie të konsiderueshme të vitaminave dhe mineraleve (sidomos magnezit) që ndihmojnë në lehtësimin e kapsllëkut.

Farat e susamit

Nëse vuani nga kapsllëku, shtoni disa fara susami në sallatën tuaj. Një lugë gjelle e farave të susamit përmban rreth 1.1 g fibra që ndihmon në lehtësimin e kapsllëkut. Një tjetër zgjedhje e mirë mund të jenë farat e kungullit. Konsumojini sa më shumë!

Banane

Bananet ndihmojnë normalizimin e funksionimit të zorrëve. Gjithashtu, i mundësojnë organizmit kaliumin dhe elektrolitet e humbura. Fibrat e bananeve e ndihmojnë tretjen.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?