Makina 'Coupe' e Mercedes-Benz

Bota

‘Mercedes-Benz’ bën histori, shet makinën më të shtrenjtë në botë ndonjëherë për 135 milionë euro

21 Maj 2022, 09:26| Përditesimi: 21 Maj 2022, 09:28

  • Share

Kompania “Mercedes-Benz” njoftoi se ka shitur për 135 milionë euro, makinën më të shtrenjtë në histori. Siç njoftoi kompania është shtiru një nga dy Mercedes-Benz 300 SLR Uhlenhaut Coupé.

Coupe u ble nga një koleksionist i paidentifikuar në një ankand të mbajtur në Muzeun Mercedes-Benz më 5 maj. Të ardhurat nga shitja do të shkojnë në fondin Mercedes-Benz, i cili do të sigurojë bursa arsimore dhe kërkimore në fushat e shkencës mjedisore dhe dekarbonizimit, tha prodhuesi i automjeteve.

Cupe është emëruar nga krijuesi i saj Rudolf Uhlenhaut, shefi i departamentit të garave të Mercedes në vitet menjëherë para dhe pas Luftës së Dytë Botërore.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?