Mërgim Vojvoda

Mërgim Vojvoda: Në çdo ndeshje me Kosovën e imagjinoj veten sikur jam sërish në luftë

1 Shkurt, 14:59| Përditesimi: 1 Shkurt, 15:00

  • Share

Edhe para se të bëhej futbollist, Mërgim Vojvoda e dinte mirë se çfarë do të thoshte të luftosh. Në vitet 90-të filloi lufta në ish-Jugosllavi, me Kosovën, një territor gjithmonë të diskutueshëm mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila pa dëshirë u bë protagoniste.

Pastaj, në fund të asaj dekade shtyrja për çlirimin e vendit e përplasi Kosovën me forcat ushtarake të Serbisë. Në të gjitha këto, familja e Mërgim Vojvodës fillimisht u shpërngul në Gjermani, për t’u kthyer më pas në Kosovë.

Mërgimi udhëtoi për në Belgjikë dhe në fund qëndroi atje. Ai u rrit në ekipin e të rinjve të Standard Liege, nënshkroi një kontratë profesionale në ditëlindjen e tij të 18-të.

Tri sezone te Mouscron, më pas rikthimi te Liege dhe në fund kalimi në Torino, për 5.5 milionë euro.

“Për t’iu shpëtuar bombave, jetuam në pyll për disa muaj, u fshehëm mes thasëve me drithë dhe lëviznim nga një vend në tjetrin me traktorë. Luftuam kundër urisë dhe etjes, flinim nën yjet. Në çdo ndeshje me Kosovën e imagjinoj veten sikur jam përsëri në luftë. Jam një ushtar që duhet të mbrojë vendin e tij", thotë ai.

Sot, Mërgim Vojvoda mbush 29 vjeç dhe luan për Torinon në Serie A.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?