'Merhaba!' Rama përshëndet punëtorët turq dhe inspekton punimet në spitalin e Laçit: Punoni me 3 turne, hapet brenda 4 muajsh (VIDEO)

16 Shkurt 2021, 14:29| Përditesimi: 16 Shkurt 2021, 18:46

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka inpektuar ditën e sotme nga afër punimet për spitalin e ri që do të ndërtohet në Laç, ku ndërtesa e vjetër u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu teksa shoqëronte kreun e qeverisë tha se ky spital do të ketë 40 shtretër dhe do të ofrojë edhe shërbimet e emergjencës.

'Spitali bashkiak i Laçit, do të ketë 40 shtretër, do të ofrojë shërbimet e emergjencës, do të ketë modelet e një spitali 24 orësh, do të ketë edhe poliklinikën konsultat e përfshirë brenda godinës. Do të mundësoj shërbim më cilësor për qytetarët.'- tha Manastirliu.

Ndërkohë që inspektoi nga afër punimet, Rama tha se spitalit të ri që do të hapë dyert brenda 4 muajsh.

Mes të tjerash ai iu ka dhënë dhe një këshillë zbatuesve të projektit, që të reabilitojnë dhe fasadat që ndodhen para spitalit.

Rama: Duhet të punoni 24 orë me 3 turne ta mbarojmë para aftit. është e mundur sepse është një volum i vogël dhe me këtë tekonologji besoj se kryhet me sukses. Ajo fasada përballë spitalit të rregullohet. Të lidhet me godinën

Zbatuesit e projektit: Patjetër!

Rama përshëndet punonjësit te firmës turke të ndërtimit: Merhaba!

Rama: Po lagja tjetër atje lartë?

Kryebashkiakja: Janë bërë gati dy pallate. Po ndërtohet me 3 turne. Në krahun tjetër po punohet për fasadat e qytetit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Para Laci: 16/02/2021 16:22

    Je gjigand Edi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?