Zëdhënësja e fushatës së Partisë së Lirisë, Arla Merja hodhi akuza se procesi i votimit të diasporës është i manipuluar. Në një deklaratë për mediat, Merja theksoi se shqiptarëve po iu cenohet e drejta themelore për të votuar pasi prej ditësh janë raportuar një sërë problematikash me procesin e votimit nga jashtë.
“Procesi është i manipuluar, i deformuar dhe i ndërtuar për t’i përjashtuar qëllimisht ata që nuk i binden regjimit. Qeveria ka mashtruar sërish. Premtuan votë për diasporën, por në prapaskenë kanë ndërtuar barriera, pengesa dhe një rrjet manipulimi që t’i heshtin ata që nuk i kontrollojnë dot. Sepse ata e dinë: diaspora nuk shitet, nuk frikësohet dhe nuk komandohet!”, tha Merja.
Ajo kërkon rregullimin e listave të zgjedhësve nga jashtë, pasi sipas saj, disa emra rezultojnë votues edhe në njësi të ndryshme të Tiranës.
“Denoncoj me forcë këtë farsë që po bëhet mbi fatin e votës. Kjo është një goditje brutale ndaj demokracisë, është një poshtërim i shqiptarëve që sakrifikojnë çdo ditë jashtë vendit, por duan të jenë pjesë e ndryshimit në atdhe. Denoncoj këtë proces të manipuluar dhe kërkoj që çdo votë e diasporës të transportohet nga DHL-ja brenda afateve dhe rregullimeve ligjore. Kërkoj të rregullohen listat e zgjedhësve pasi votues të diasporës figurojnë votues në njësi të ndryshme të Tiranës. Askush nuk ka të drejtë të luajë me zërin e qytetarëve tanë.
Një thirrje bën edhe për emigrantët.
“U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit: Mos u frikësoni! Mos u trembni nga propaganda, nga shantazhet apo nga mashtrimet e tyre! Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për zëra të fortë dhe qytetarë të vendosur. Demokracia nuk jepet dhuratë, ajo kërkon guxim dhe bashkim. Qëndroni të fortë. Qëndroni të lirë. Qëndroni në këmbë. Në këtë betejë nuk kemi luksin të heshtim. Është koha të qëndrojmë të bashkuar dhe të pamposhtur. Zëri i diasporës do të dëgjohet, me çdo kusht. Kush përpiqet ta vjedhë, do përballet me përgjegjësi.”, përfundon ajo.
Deklarata e plotë:
Prej ditesh jane denoncuar parregullsi te shumta sa i perket votes se diaspores.
Shqiptarëve jashtë vendit po u cenohet e drejta themelore për të votuar. Procesi është i manipuluar, i deformuar dhe i ndërtuar për t’i përjashtuar qëllimisht ata që nuk i binden regjimit.
Qeveria ka mashtruar serish. Premtuan votë për diasporën, por në prapaskenë kanë ndërtuar barriera, pengesa dhe një rrjet manipulimi që t’i heshtin ata që nuk i kontrollojnë dot. Sepse ata e dinë: diaspora nuk shitet, nuk frikësohet dhe nuk komandohet!
Denoncoj me forcë këtë farsë që po bëhet mbi fatin e votës. Kjo është një goditje brutale ndaj demokracisë, është një poshtërim i shqiptarëve që sakrifikojnë çdo ditë jashtë vendit, por duan të jenë pjesë e ndryshimit në atdhe.
Denoncoj këtë proces të manipuluar dhe kërkoj që çdo votë e diasporës te transportohet nga DHL-ja brenda afateve dhe rregullimeve ligjore.
Kerkoj te rregullohen listat e zgjedhesve pasi votues te diaspores figurojne votues ne njesi te ndryshme te tiranes.
Askush nuk ka të drejtë të luajë me zërin e qytetarëve tanë.
U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit:
Mos u frikësoni! Mos u trembni nga propaganda, nga shantazhet apo nga mashtrimet e tyre!
Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për zëra të fortë dhe qytetarë të vendosur. Demokracia nuk jepet dhuratë, ajo kërkon guxim dhe bashkim.
Qëndroni të fortë. Qëndroni të lirë. Qëndroni në këmbë.
Në këtë betejë nuk kemi luksin të heshtim. Është koha të qëndrojmë të bashkuar dhe të pamposhtur.
Zëri i diasporës do të dëgjohet, me çdo kusht. Kush përpiqet ta vjedhë, do përballet me përgjegjësi.
Komente
