Zëdhënësja e fushatës së Partisë së Lirisë, Arla Merja denoncon se pensionistët janë lënë në harresë, pasi me rritjen e çmimev çdo herë edhe më shumë, e kanë më të vështirë jetesën. Në një deklaratë për mediat, Merja tha se qeveria ka bërë prej vitesh premtime boshe, por 'ajo që marrin të moshuarit është vetëm varfëri, përçmim dhe mungesë vëmendjeje.'
"Mijëra pensionistë shqiptarë janë tradhtuar dhe lënë në harresë nga kjo qeveri. Në një vend ku çmimet rriten çdo ditë dhe jeta bëhet gjithnjë e më e vështirë, pensionistët tanë jetojnë me pensione të turpshme që nuk mjaftojnë as për ilaçet, jo më për një jetesë të dinjitetshme.", deklaroi ajo.
Merja theksoi se me programin e tyre, do t'u rikthejnë dinjitetin e munguar pensionistëve, duke rritur pensionet me 20% si dhe duke u siguruar atyre Kartën e Konsumatorit. Merja deklaroi gjithashtu se do t'u falin atyre edhe gjobat për energjinë elektrike si edhe ujin e pijshëm.
Deklarata e plotë:
Te nderuar qytetare!
Mijëra pensionistë shqiptarë janë tradhtuar dhe lënë në harresë nga kjo qeveri. Në një vend ku çmimet rriten çdo ditë dhe jeta bëhet gjithnjë e më e vështirë, pensionistët tanë jetojnë me pensione të turpshme që nuk mjaftojnë as për ilaçet, jo më për një jetesë të dinjitetshme.
Prej vitesh dëgjojmë premtime boshe për rritje të ndjeshme pensionesh, por ajo që marrin të moshuarit tanë është vetëm varfëri, përçmim dhe mungesë vëmendjeje.
Sot jemi këtu për të thënë mjaft! Dinjiteti i pensionistëve nuk është një shifër në një buxhet të manipuluar, por është një detyrim moral dhe kushtetues që kjo qeveri ka zgjedhur ta injorojë.
Po per Shqiperine Madheshtore pensionisteve duhet tju rikthehet dinjiteti i munguar ne keto 12 vite keqqeverisje.
Çdo pensionist, me pension të plotë apo të pjesshëm, më të ulët se 200 euro në muaj, do të marrë 200 euro në muaj.
Do te Rriten pensionet me 20%.
Çdo pensionist do të pajiset me Kartën e Konsumatorit, me të cilën do të përfitojë kthimin e TVSH-së që paguan për blerjet
e ushqimeve bazë, energjisë elektrike, ujit dhe ilaçeve, duke përfituar rreth 450 euro në vit.
Për personat me aftësi të kufizuara që kanë nevojë, do të paguhet kujdestari dhe sigurimet e tij, si dhe do të garantohen nga shteti të gjitha mjetet sanitare dhe ndihmëse
që u nevojiten.
Cmimi i energjise elektrike do te ulet ne 7 leke/këh
Do te Falen të gjitha gjobat për energjinë elektrike dhe ujin e pijshëm për Pensionistët.
Vetem ne kete menyre gjysherit tane do marrin fryme lirisht
Prandaj me 11 Maj votojme NR.1 Koalicionin PD-ASHM
Votojme ILIR METAJ
Komente
