Igli Tare

Sport

Merkato/ Afrimet më të mira të Igli Tares te Lazio

21 Maj, 13:01| Përditesimi: 21 Maj, 13:03

  • Share

Igli Tare është shumë pranë për t'u zyrtarizuar si drejtori sportiv i Milanit për tre sezonet që vijnë. Palët kanë një akord total dhe mediet tej Adriatikut bëjnë me dije se shqiptari ka nisur nga puna për ekipin e ri dhe gjithçka nis me trajnerin.

Përpara se Tare të hedhë të "zezën mbi të bardhë", le të shohim afrimet më të bujshme që ish-drejtori i Lazios bëri në kryeqytetin italian. Kujtojmë se Tare ishte pjesë e Lazios për 15 vite (deri në verën e 2023).

Milinkovic-Savic u bashkua me Lazion si një i panjohur për 12 milionë euro nga Genk, por serbi u bë ndër mesfushorët më të mirë në Serie A dhe pas shumë sezonesh u shit për 40 mln euro te Al-Hilal.

Stefan De Vrij u ble për 7 mln euro te Feyenoord dhe pas shumë sezonesh me kontribute te Lazio, u largua për te Interi falas, por vlera e tij në treg ishte 40 mln euro.

Miroslav Klose; Tare e afroi në fundin e karrierës, por legjenda gjermane shkëlqeu në Serie A.

Lucas Biglia, Antonio Candreva, Stephan Lichtsteiner, Senad Lulic, Felipe Anderson, Hernandes, Joaquin Correa, Ciro Immobile, Luis Alberto, Keita Balde apo edhe Mauro Zarate, janë disa nga emrat e spikatur që Tare ka afruar te Lazio.


Lajmi kryesor:

Mungon vetëm zyrtarizimi, detajet e kontratës së Igli Tares me Milanin! Trajneri i ri dhe futbollistët që pëlqehen nga shqiptari


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?