Klubet elitare në Evropë janë në përgatitje të sezonit të ri 2025-26, me drejtuesit që kanë objektiva në merkato. Kjo verë ka qenë e 'nxehtë' për shumë ekipe, teksa Liverpool është 'mbreti' i merkatos me 308.68 milionë euro të shpenzuara deri në këto momente.
'Të kuqtë' kanë shpenzuar shuma të konsiderueshme për të afruar në ekip emra si Florian Wirtz, Hugo Ekitike, Milos Kerkez dhe Jeremie Frimpong, të cilët janë bashkuar me skuadrën angleze në këtë sesion të merkatos.
Në vendin e dytë është Chelsea me 243.77 milionë euro të shpenzuar në merkato, ndërsa në shkallën më të ulët të podiumit qëndron Reali i Madridit me 167.5 milionë.
Nëse i hedhim një sy listës me dhjetë klubet që kanë shpenzuar më shumë këtë verë, bie në sy Sunderland me 115.9 milionë euro. Aty janë edhe Arsenal, Manchester United, Atletico Madrid, Man. City, Tottenham dhe Juventus.
Klubet që kanë shpenzuar më shumë (deri tani) në merkaton e verës:
Liverpool: 308.68 milionë euro
Chelsea: 243.77 milionë euro
Real Madrid: 167.5 milionë euro
Arsenal: 157.8 milionë euro
Manchester United: 153.2 milionë euro
Atletico Madrid: 153 milionë euro
Manchester City: 145.7 milionë euro
Tottenham: 140.6 milionë euro
Juventus: 118.5 milionë euro
Sunderland: 115.9 milionë euro
Komente
