Sport

Merkato e legjionarëve, Broja huazohet një vit nga Chelsea tek Southampton, Ismajli tek Empoli e Roshi në Turqi

10 Gusht 2021, 12:30| Përditesimi: 10 Gusht 2021, 13:02

  • Share

Tre futbollistë të Kombëtares kanë ndryshuar skuadër në këtë merkato vere. Lëvizja më e bujshme është ajo e sulmuesit 19-vjeçar Armando Broja që është huazuar për një sezon nga Chelsea i Londrës tek Southampton. Broja do të luajë për një sezon si i huazuar tek Southampton në Premier Leaguen angleze që do t’i shërbejë si eksperiencë dhe kjo është një arritje për sulmuesin e talentuar.

“Jam shumë i lumtur pasi për mua është një mundësi shumë e mirë” ka thënë 19- vjeçari. Armando Broja do të luajë si i huazuar tek Southampton gjatë sezonit 2021-2022. Ndërsa sezonin e kaluar luajti po në huazim nga Chelsea tek Vitese në Holandë ku shënoi 11 gola në 34 ndeshje. Elozhe ka pasur për Brojë trajneri i ekipit të Premier League Ralph Hasentuttl i cili ka thënë: “ Armando është i ri por një lojtar i fortë i shpejtë dhe me instinkt të mirë për gol”.

Ndërkaq mbrojtësi i Kombëtares Ardian Ismajli ka ndryshuar ekip por jo kampionat. Ismajli ka kaluar nga Spezia tek Empoli i sapongjitur në Serinë A ku do të luajë për 4 vitet e ardhshme.

Odise Roshi pasi kaloi disa vite në kampionatin rus është transferuar në Turqi. Mesfushori ka firmosur me Bolusporin në ligën e parë turke pra në kategorinë e dytë të futbollit turk.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?