Dinamo prezanton Fjoart Jonuzin

Sport

Merkato e Superligës/ Dinamo prezanton Jonuzin, Egnatia i merr portierin Laçit dhe pret Xhixhën

8 Janar, 12:06| Përditesimi: 8 Janar, 12:11

  • Share

Klubet e Superligës shqiptare të futbollit janë në përgatitje për gjysmën e dytë të sezonit. Aktiviteti zyrtar rikthehet më 10-11 janar, për ndeshjet e para të këtij viti. Gjithçka do rifillojë aty ku u mbyll, me javën e 20-të që ka mësuar edhe agjendën.

Veç përgatitjeve në fushë, klubet nuk kanë lënë mangut as merakton e dimrit. Kryesisht ka lëvizje në hyrje, ndërsa transferimet janë jo të shumta. Bie në sy se Dinamo dhe Egnatia kanë qenë aktive.

Dinamo City

Drejtuesit i kanë bërë "dhuratën" e parë të vitit trajnerit Ilir Daja duke zyrtarizuar në ekip mesfushorin Fjoart Jonuzi, i cili ishte pjesë e Tiranës në muajt e fundit.

"Fjoart Jonuzi është zyrtarisht lojtar i FC Dinamo City. Mesfushori që deri në gjysmën e parë të sezonit ishte pjesë e KF Tiranës, ka firmosur ditën e sotme dhe ka dalë menjëherë në stërvitje me ekipin, nën urdhërat e trajnerit Daja. Më herët, 28-vjeçari ka qenë pjesë e klubeve të Kukësit, Laçit dhe Vllaznisë në Superiore", shkruan Dinamo.

Egnatia

Pas Fernandos, Egnatia ka zyrtarizuar edhe afrimin e portierit Mario Dajsinani nga Laçi (kontratë deri në verën e 2028). Tanimë kampionët në fuqi janë në negociata për të rikthyer Redon Xhixhën në Superligës, me ish-in e Laçit dhe Tiranës që prej dy vitesh është pjesë e Qarabag në Azerbajxhan.

Mario Dajsinani

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?