Milani zyrtarizon mbrojtësin e majtë, Pervis Estupinan. Ekuadoriani rikthehet në Serie A pas më shumë se nëntë vitesh, teksa më parë ka qenë pjesë e Udineses. Në verën e 2022 Brighton e bleu dhe e ktheu në një nga mbrojtësit e majtë më të kërkuar në Evropë. Tanimë 27-vjeçari është prezantuar te Milani dhe Igli Tare ka bërë një tjetër goditje të madhe pas largimit të Theo. 18 milionë euro pagoi Milani për Estupinian, për ta bërë ekuadorianin e parë në klub.
Nga ana tjetër, Juventusi ka gjetur akordin me Joao Marion, mbrojtësin e djathtë që ka qenë pjesë e Portos. Ai do shkëmbehet me Alberto Costan, teksa Juvja do përfitojë edhe 4 mln euro nga kjo lëvizje. Mëngjesin e sotëm Costa është paraqitur në JMedical për vizitat mjekësore dhe më pas pritet prezantimi. 25-vjeçari duket se është goditja e duhur për krahun e djathtë të "Zonjës".
Kështu, dy klubet big të Serie A kanë gjetur emra të rëndësishëm për mbrojtjen.
Komente
