Angela Merkel

Merkel: Jemi në valën e katërt të pandemisë, merreni seriozisht këtë virus të pabesë

5 Dhjetor 2021, 08:23| Përditesimi: 5 Dhjetor 2021, 08:29

  • Share

Lufta me pandeminë ishte një ndër sfidat kryesore të Angela Merkel gjatë qeverisjes së saj, por edhe në video-mesazhin e saj të fundit si kancelare ajo e ka vendosur theksin tek COVID-19 duke u bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen.

”Ne jemi në mes të kësaj vale të katërt të pandemisë në një situatë shumë të rëndë dhe në disa rajone të vendit gjendja mund të quhet dramatike. Merreni seriozisht këtë virus të pabesë. Secili prej tyre lë pas familje apo miq, të shtangur dhe të pafuqishëm. Kjo është veçanërisht e hidhur sepse mund të shmanget me vaksina efektive dhe të sigurta”, kërkoi ajo.

Merkel falënderoi të gjithë ata që kanë respektuar masat anti-COVID, teksa theksoi se pandmeia mudn të kalohet vetëm me përpjen e të gjithë qytetarëve sëbashku.

“Ata përbëjnë shumicën dërrmuese në vendin tonë. Ata tregojnë çdo ditë shpirtin qytetar që është kaq i mrekullueshëm për vendin tonë dhe pa të cilin asnjë kancelar apo qeveri nuk mund të arrijë asgjë. Javët e vështira që vijnë mund të kapërcehen vetëm me një përpjekje të përbashkët”, tha Merkel.

Merkel largohet nga detyra javën e ardhshme dhe do të pasohet si kancelar nga Olaf Scholz i social-demokratëve (SPD). Scholz do të udhëheqë një koalicion trepalësh me të gjelbrit dhe FDP.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?