Bota

Merkel në vizitën e saj të fundit në Moskë si kancelare e Gjermanisë

20 Gusht 2021, 16:33| Përditesimi: 20 Gusht 2021, 16:36

  • Share

Angela Merkel ndodhet në Moskë ku po zhvillon takimin e fundit me Presidentin rus Vladimir Putin për herë të fundit si kancelarë e Gjermanisë. Takimi vjen në një kohë që situata në Afganistan është tejet e tensionuar dhe në përvjetorin e helmimit të liderit opozitar Alexei Navalny.

Të dy udhëheqësit do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp pas bisedimeve.

Përpara takimit me Putinin, Merkel vendosi një kurorë me lule në Varrin e Ushtarit të Panjohur në Moskë, në përvjetorin e 80 që kur trupat naziste pushtuan Bashkimin Sovjetik.

Gjatë takimit do të diskutohet situatat e disidentit rus Alexei Navalny, kriza në Afganistan dhe tubacioni i gazit Nord Stream 2.

Afganistani pritet të jetë një pikë kryesore bisedimi, me dy udhëheqës që kanë ide të ndryshme në lidhje me marrjen e Kabulit nga talebanët. Merkel e ka përshkruar situatën si ", dramatike dhe tmerruese", ndërkohë që Moska po kërkon të hapë kanale komunikimi me grupin islamik dhe duket se po kërkon të nxisë një lloj marrëdhënieje me talebanët.

Situata në Ukrainë pas rritjes së trupave ruse në zonat kufitare, lidhjet e ngushta të Moskës me një regjim gjithnjë e më shtypës në Bjellorusi dhe tubacioni i diskutueshëm i gazit Nord Stream 2 gjithashtu ka të ngjarë të shfaqen në diskutime.

Merkel pastaj do të shkojë në Ukrainë, ku do të takohet me Presidentin Volodymyr Zelensky Ukrainës.

Megjithë dallimet e tyre të forta politike, të dy liderët kanë arritur të mbajnë linjat e komunikimit të hapura gjatë viteve.

Disa do të argumentojnë se gjatë 16 viteve të udhëheqjes së Merkel, do të kishte qenë e vështirë të mos kishim nxitur një lloj marrëdhënie pune.

Të dy janë në gjendje të flasin rrjedhshëm gjuhët e njëri -tjetrit dhe kjo i ka bërë më të lehta shkëmbimet mes tyre.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?