Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Bota

Merkel sërish thirrje për vaksinim: Gjermania po futet në valën e katërt të COVID

17 Nëntor 2021, 21:06| Përditesimi: 17 Nëntor 2021, 21:10

  • Share

GJERMANI- Kancelarja në detyrë, Angela Merkel vijon ta vër theksin te rëndësia e vaksinimit kundër koronavirusit, duke thënë se situata e COVID në Gjermani është dramatike.

“Vala e katërt është duke goditur shtetin tonë me fuqi të plotë”, ka thënë ajo në Kongresin e kryetarëve të qyteteve gjermane.

Sipas Merkel, shkalla e vdekjeve është frikësuese, teksa thekson se duhet bërë më shumë për sensibilizim e qytetarëve në mënyrë që të marrin dozën e vaksinës.

“Nuk është shumë vonë për të marrë dozën e parë të vaksinës. Secili person që vaksinohet e mbron veten dhe të tjerët dhe nëse mjaftueshëm njerëz vaksinohen, kjo është rruga për t’i ikur pandemisë”, u shpreh Merkel.

Liderët e landeve gjermane pritet të takohen këtë javë për të diskutuar kufizimet e reja që do të vendosen në kuadër të kufizimit të pandemisë. Instituti Robert Koch ka thënë të mërkurën se në 24 orët e fundit janë regjistruar 52,826 raste të reja të infektimit, teksa koronavirusi shtrihet edhe në shtete tjera në Evropë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?