Kancelarja Angela Merkel

Bota

Merkel: Vala e katërt e COVID po godet Gjermaninë me "fuqi të plotë", situata është dramatike

18 Nëntor 2021, 07:39| Përditesimi: 18 Nëntor 2021, 07:46

  • Share

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se situata me koronavirus në Gjermani është dramatike, teksa ka bërë thirrje për vaksinim sa më të shpejtë me dozën përforcuese të vaksinës kundër këtij virusi.

“Vala e katërt është duke goditur shtetin tonë me fuqi të plotë”, ka thënë ajo në Kongresin e kryetarëve të qyteteve gjermane.

Instituti Robert Koch ka thënë të mërkurën se në 24 orët e fundit janë regjistruar 52,826 raste të reja të infektimit, teksa koronavirusi shtrihet edhe në shtete tjera në Evropë.

Merkel ka thënë se edhe shkalla e vdekjeve është frikësuese.

“Nuk është shumë vonë për të marrë dozën e parë të vaksinës”.

“Secili person që vaksinohet e mbron veten dhe të tjerët. Dhe nëse mjaftueshëm njerëz vaksinohen, kjo është rruga për t’i ikur pandemisë”.

Ajo ka thënë se ende duhet të ketë “përpjekje kombëtare” për të dhënë sa më shumë doza përforcuese, meqë mbrojtja nga dozat fillestare ka filluar të zvogëlohet.

Liderët e landeve gjermane pritet të takohen këtë javë për të diskutuar kufizimet e reja kombëtare.

Ka shqetësime që tregjet për Festën e Krishtlindjes mund të anulohen për të dytin vit me radhë./ REL

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erkand: 18/11/2021 08:32

    Perserisni pas meje: "Vaksinat jane efikase dhe te sigurta"

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?