Mero Baze: Përse nuk ngjit protesta para Bashkisë?

11 Prill, 21:12| Përditesimi: 11 Prill, 21:20

  • Share

Edi Palokës i kishte dal nga shpirti sot dëshpërimi pse nuk mblidhen njerëz para Bashkisë së Tiranës dhe po e krahasonte me faktin se më 21 Janar për Ilir Metën u bë gjema për 700 mijë euro... Në fakt nuk ishte fjala për 700 mijë euro, pasi 700 mijë euro ishte vetëm një flet e bllokut, por kjo është temë tjetër. 

Arsyet që çuan njerëzit në revoltë më 21 Janar, nuk lidhen vetëm me bllokun, por me një sër aktesh arrogante të shtypjes së demokracisë, harbutërisë në vjedhje, përfshirje të familjes Berisha, vajzës dhe djalit të tij ën skandale të njëpasnjëshme, mosndëshkimi i Gërdecit dhe aferat korruptive të ARMO dhe privatizimet e tjera që kaloheshin me foto të Liri Berishës me biznesmenë në kërkim, etj.  

Tani problemi është përse qytetarët nuk po i bashkohen protestës para Bashkisë? 

Arsyeja zyrtare pse opozita proteston para Bashkisë, është pse janë marrë në ndjekje penale me arrest në burg tre drejtorë, për të cilët Bashkia, ka pranuar përgjegjësinë  nuk ka kundërshtuar as kritikuar drejtësinë për ndalimin e tyre, dhe nuk është në ndonjë betejë kundër hetimit nga drejtësia.  

Kjo është aryseja e parë që i demotivon njerëzit që duan drejtësi ti bashkohen një proteste drejtuar nga njerëz që paradite shkojnë protestojnë tek bashkia dhe kërkojnë që SPAK të veproj, mbasdite shkojnë tek rrugica dhe kërkojnë që SPAK të mos veprojë kundër Berishës. 
Kjo demotivon dhe çetën opozitare e jo më qytetarët e tjerë që kanë aq intuitë të kuptojnë ku pengohet drejtësia dhe ku ajo po vepron., 

Arsyeja e dytë janë personazhet që udhëheqin këtë protestë, figurinat më banale të opozitës dhe të shquar vetëm për akte dhune, të cilët  mbajnë të veshur bluza me sloganin “Liri për Sali Berishën”. Pra shkojnë para një godine të kërkojnë burg për kryetarin e Baskisë dhe mbajnë mbishkrime që kërkojnë liri për kryeministrin e tyre të ndëshkuar ndërkombtarisht si familje e korruptuar. 

Një tjetër arsye është gjuha e përdorur në këto protesta . A nuk të vjen të qeshësh, kur shikon Argita Sali Berishën, Ilda Safet Zhulalin, Kleves Fari Balliun e figurina të tjera qesharake që mbajnë parulla të tipit, “Poshtë fëmijët e baballarëve”.  
Dhe e thonë këtë para një godine, ku i zgjedhuri i saj, ka ngelur jetimë që dhjet vjeç, dhe ka hyrë në politikë nga rruga me protesta, kurse këta marrin rrogën si të punësuar të baballarëve të tyre. Madje në publik ende njihen si djali i filanit apo vajza e filanit. 

Përpjekja e tyre për të bërë politikë me origjinën pesëdhjetëvjeçare të socialistëve, për një moment i ka bërë të harrojnë se kanë shkua vet 50 vjeç dhe po janë komunistët e rinj të Shqipërisë , që duan të trashëgojnë pushtetin e korruptuar të etërve të tyre.

Dhe në këto momente të vështira për Veliaj, ky në fakt është i vetmi shërbim politik që po i bëhet për ta bërë të ndjehet i mbështetur politikisht. Kurse ata të ndjehen një çetë agresive që u prijnë figura, që në Tiranë njihen ose si hajdutë dyqanesh ose si pengmarrës. Në këtë rast të opozitës. / Tema 

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • sevi: 11/04/2024 21:33

    Po si mund te ngjisi nje proteste kur aty mblidhet llumi me ushtare te Sali non grates dhe Like floririt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?