GJKKO nuk ka pranuar kërkesën e gjyqtares Ulliri për t’u dorëhequr nga trupi gjykues për Berishën, nën arsyetimin se ajo ka kushërirë një ish-deputete të Partisë Demokratike. Në të vërtetë ajo ishte thjesht një truk për të garantuar trupën gjykuese lojalë me Berishën dhe jo për të larguar paragjykimet. E vërteta është se kushërira ish-deputete e gjyqtares, nuk ka ndonjë lidhje të afërt me Berishën. Ajo është deputete e Berishës për shkak të lidhjes që Familja Berisha ka direkt me gjyqtaren në fjalë. Nuk është deputetja që e bëri gjyqtaren Ulliri, por familja e gjyqtares për shkak të lidhjes direkte me Berishën e ka bërë atë deputete.
Ndaj konsumimi i këtij teatri të dorëheqjes, ishte i pritshëm dhe GJKKO tani e ka siguruar gjyqin e Berishës në duart e njerëzve më të sigurt të tij.
Të frikësuar nga fjalori i dhunshëm i Berishës ndaj tyre, GJKKO, e ka bërë me qejf këtë teatër, duke menduar se Berisha funksionon si njeri normal, e që pasi i bën një nder ta dijë nderin.
Në të vërtetë GJKKO tani i ka hapur punë vetes, pasi Berisha jo vetëm që e do çështjen e mbyllur dhe për këtë do kujdesen “filizat e Ullinjëve” që ka mbjellë në sistemin e drejtësisë, por e do si triumf dhe jo si mëshirë apo nder. Për këtë arsye tani që ai e ka më shumë se kurrë të sigurt gjyqin, ai do sulmojë më egër se kurrë GJKKO dhe Dumanin, që t’u tregojë atyre pasi të dalë i paprekur nga kjo histori, që i mundi edhe pse s’i kishte me vete.
Në fakt i ka me vete që nga ora e parë, duke i bërë nder pas nderi, duke e heroizuar me procedura të masës paraprake, duke i dhënë mundësi të bëjë 380 konferenca shtypi nga ballkoni i tualetit të shtëpisë dhe tani pasi ka futur në xhep trupin gjykues të bëjë dhe si luftëtar procedurash.
E gjithë regjia e kërkesës për dorëheqje dhe mospranimi i saj, plus procedurat e zvarritjes së gjyqit, tani i bën më mirë gjyqtarja Ulliri se sa avokati i Berishës. Nuk ka më nevojë për të.
Vetëm se GJKKO dhe SPAK të cilët përpiqen t’i bëjnë nderë në heshtje Berishës, kanë një keqkuptim të madh se do marrin ndonjë mirënjohje prej tij.
Përditë do të dëgjoni nga ato broçkullat si ato të sotmet që Dumani theu kompjuterin, apo rrahu gjyqtaren, apo që Irena i ka vjedhur njërës, edhe lekët edhe burrin.
Ai tani gjyqin e ka siguruar te Ulliri, dhe prioritet ka poshtërimin e drejtësisë. Dhe këtë po e bën përditë, falë dorëzimit që ka drejtësia përballë agresivitetit të tij dhe kompleksit të inferioritetit që shikohet në çdo veprim procedural.
Deri tani ai është i vetmi që i ka fituar betejat me GJKKO dhe SPAK duke i poshtëruar ata dhe jo duke i respektuar. Dhe këta që bëhen “tigra” me njerëzit e pambrojtur, dhe ata pa mbështetje politike, rrinë si mace para tij./ Tema
Komente

Te lumte pena dhe mendja M. Baze.
Përgjigju