Deputetët e opozitës duke bllokuar nisjen e seancës plenare

Mero Baze: 50 minuta në pushtet

19 Tetor 2023, 18:12| Përditesimi: 19 Tetor 2023, 18:22

  • Share

Protesta e sotme duket se dha një zgjidhje për mënyrën se si mund të zgjidhet çështja që edhe opozita të ndjehet në pushtet. Lehtësia me të cilën shumica në parlament, lejoi Sali Berishën tu “zinte karriget” e ministrave, ishte zgjidhja e duhur,  se si mund ta bëjnë që Berisha të ndjehet në pushtet. Çdo javë të tretë të një muaji, shumica ta lejojë Berishën të ulet në karriget e ministrave, dhe kështu edhe ata ndjehen në pushtet 50 minuta në muaj. 

Nuk është pak, po të llogarisësh që kanë dhjet vjet që nuk janë ulur asnjëherë në ato karrige. Pastaj vendet mund ti zgjedhin. Albana për lehtësi mund ti zërë vendin Albanës së Mjekësisë, se dhe ashtu e ka pas ëndërr atë karrige. Flamuri po dihet ka karrigen e Taulant Ballës. Ina Zhupa nuk e di pse kërkonte deomos të Bora Muzhaqit se në fakt mund të zërë dhe të Kumbaros. Gaz Bardhi sot e ka pas lehtë se Ulsiu është në Londër. Edhe Fatmir Mediu mund të zërë vendin e Niko Peleshit edhe pse e ka akoma nëpër këmbë në gjyqe atë karrige.

Sidoqoftë shansin të ndjehen në pushtet e kanë të gjithë. Ndonjëri dhe mund ta ndërroj ëndrrën e vet me ndonjë karrige që gjen bosh se nuk u bë qameti. Në fund të fundit këto prova për pushtet janë. Problemi është se ky është një vetëposhtërim, që Edi Rama nuk ka fuqi tua bëj vet dhe sikur të vras mendjen 24 orë. Atij I kërkohet të zgjedh kë do kryetar të PD, Berishën apo Lulin. 

Ai me qejf Berishën ka, me thënë të drejtën, por këtu po I bien më qafë se kryetarin ata kanë vendosur ta zgjedhin me gjykatë. Po ta kishin lënë që në fillim në dorë të Ramës do ta kishin zgjidhur tani. Deri dje po e akuzonin Edi Ramën se po diktonte zhvillimet në opozitë dhe po përçan opozitën. Sot e akuzojnë se nuk ka bërë mirë që ka zgjedhur Lulin por duhet të zgjidhte Berishën. 

Tani ndaheni një herë mendjen, nëse kryetarin do ta zgjidhni vet apo Rama. Nëse bini dakord tua zgjedh Rama, jepni një mandate atij se dhe Kongresin ua bën më të mirë se tuajin, dekorin e qan, mund tu sjell hua dhe të ftuar ndërkombëtar nga ata shokët e vet të majtë e të djathtë nëpër Europe dhe dukeni parti serioze. 

Protesta e sotme, dukej se e kishte kaluar këtë hap dhe bëhej kundër “përzgjedhjes” së kryetarit nga Rama. Pra gjithë ajo pakënaqësi dhe zënie karrigesh ishte se ai nuk paska zgjedhur Berishën, po Bashën. 

Ndaj dhe simbolika e zënies së karrigeve, donte të thoshte se në ato karrige nuk mund të ulet Basha me të vetët, por këta të Doktorit. Nuk e kishin menduar keq. Cilësore ishte si gjetje, por këtë shans Edi Rama mund tua japi sa herë të doni. Dhe ashtu ai I ka bezdi ministrat e vet në sallë.

Puna është se mos u duket vetja në pushtet për 50 minuta dhe mësoheni keq duke lënë Edi Ramën 50 vjet kryeministër. 

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • edi: 20/10/2023 09:28

    Komentet e Meros sot i paskan marre ne dore patronazhistet!

    Përgjigju
  • Haha: 19/10/2023 23:10

    Kam qesh me lot…

    Përgjigju
  • alfred: 19/10/2023 21:09

    Pa asnjë dyshim që edhe historia përsëritet ,por në forma të tjera dikur në vitet e para të demokracisë, u sulën njërëzit disa kuptohet me egërsinë e tokës se xanun , të pallateve e apartamenteve të xanuna, të institucioneve të bllokuara e ndërsa sot mbas gjithë këtyre vitesh po i njëjti person hedh idenë e bllokimit të parlamentit , pra politikën e gagsterizmit e aplikojnë në foltoren më të lartë të popullit tonë.E vetmja gjë që dinë dhe e zbatojnë me sukses .Çfarë presim tjetër nga opozita .

    Përgjigju
  • hahahaha: 19/10/2023 19:32

    Mero e ke qa! Po edhe ata kane merite, sala me albanen e noken, se ti bejne gati batutat dhe ti vec i permbledh ne artikull...keshtu qe mos i merr gjithe kreditet per vete...hahahaha

    Përgjigju
  • Vladimir: 19/10/2023 18:36

    Je i madh, Mero!

    Përgjigju
  • Argetim i kendshem: 19/10/2023 18:32

    Mund te behet edhhe me muzike duke u perpjekur kush te zere karriken dhe per te pare kush nuk eshte aq i zoti qe mbetet pa karrike...Aplikohej ne mbremjet e vallezimit dikur...Hajde gallate hajde..keta qenkan edhe budallenj qe tallen me vehten..Ketyre nuk ka c'tju beje as Perendia jo me EDI..Te shohim javen tjeter si do ja fusin njeri tjetrit...

    Përgjigju
    • Luka: 19/10/2023 19:31

      E ke qajt, Mero djali!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?