Nuk ka shumë vend të bëjmë debat përse gjenden Muxhahedinët e MEK në Shqipëri. SHBA, ja kanë ofruar strehimin e tyre Shqipërisë prej kohës që ishte kryeministër Sali Berisha e më pas Edi Rama. Arsyeja është e qartë dhe nuk ka vend të bëjmë debat për një temë që është axhendë e sigurisë sonë kombëtare dhe politikës së jashtme në raport me SHBA.
Nuk ka vend për debat as për ndërhyrjen e koordinuar të policisë me aleatin tonë strategjik, rreth veprimtarive të dyshuara si kriminale brenda Kampit të tyre dhe që rrezikojnë seriozisht sigurinë e vendit tonë duke na bërë shënjestër jo vetëm të Iranit por dhe vendeve të tjera të cilat preken nga veprimtaria e tyre ilegale.
I vetmi debat që duhet sqaruar është përse Sali Berisha sot e ndjeu veten “muxhahedin” dhe pse turfullonte në parlament për ndërhyrjen e policisë mbi ta.
Arsyeja e parë formale, është se ai kuptoi që SHBA qëndronte pas kontrollit në kamp dhe kudo që ka një interes amerikan Berisha është I gatshëm të ‘rrëmbej armët” për të dal në krye të turmës në këtë vend. Edhe në këtë reshtim ai shpreson ta ndaj SHBA në dy pjesë, në një SHBA që është me MEK dhe I ka sjellë ata në Shqipëri dhe sipas tij me një SHBA tjetër që është kundër asaj SHBA madhe dhe që po bashkëpunon me Edi Ramën kundër tyre.
Është njësoj si teoria e shpalljes “Non grata që ai ka shpikur dy SHBA. Një SHBA që e ka shpallur “non grata” dhe është e Sorosit dhe Biden, dhe një SHBA tjetër që një ditë do ta rehabilitojë, edhe pse e di mirë që nuk do ndodh kurrë. Është e gjitha një përpjekje për të mbajtur në këmbë teorinë e dy SHBA, për të relativizuar hallin e vet dhe jo të muxhahedinëve. Ndaj dhe thotë jam muxhahedinë se dhe ata shpresojnë që dikush tejtër në SHBA do tua tolerojë atë që po tentojnë të bëjnë brenda kampit duke ndjellë konfliktin tek vendi që i ka strehuar.
Arsyeja e dytë është më e fort se e para dhe ka të bëj me faktin se ai ka mësuar që muxhahedinët po rrezikonin seriozisht sigurinë e vendit. Atë që Berisha nuk po e arrin dot me dhunë, me nxitje protestash me intriga videosh dhe pare të pista, muxhahedinët kanë qenë shumë afër ta realizonin dy javë më parë, dhe kanë shtuar rrezikun ndaj vendit në përmasa të frikshme.
Në këtë kuptim ata janë aleatët më të mëdhenj të Sali Berishës pasi janë duke realizuar ëndrrën e tij me pare të SHBA. Duke qenë aq afër asaj ëndrre, ai nuk mund ta fal policisë dhe pushtetit në Shqipëri, t'ia shkatërrojnë atë ëndërr, dhe të rikthejnë sigurinë në vend duke vendosur kontroll të plot mbi një kamp muxhahedinësh, të cilët të vetmin qëllim final të jetës së tyre kanë luftën.
Të dyja këto arsye e bëjnë Berishën sot një ushtar të zjarrte të muxhahedinëve dhe e bëjnë të ndjehet si ata. Ndaj është mirë që dhe të trajtohet si ata.
E qelbet fare me Sali nuxhahedin. Po rendshem.
PërgjigjuSPAK nuk merret me malokin Sali Arsyet do te zbardhen nje dite
PërgjigjuNdjehet ai që është. Muxhahedin
Përgjigju