Albin Kurti

Opinion

Mero Baze: Albin Kurti po përdor Bregoviçin, për të fshehur luftën e tij ndaj SHBA dhe BE

11 Gusht 2021, 20:04| Përditesimi: 11 Gusht 2021, 20:05

  • Share

Javën që kaloi, Parlamenti i Kosovës hodhi poshtë një rezolutë të Parlamentit, që propozonte detyrimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, nënshkruar mes kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të SHBA, Donald Trump.

Marrëveshja ka një sërë detyrimesh dhe të mirash për Kosovën, nën garancinë e SHBA. E mira e parë e madhe, ishte njohja nga Izraeli, të cilën qeveria Kurti tentoi ta sabotojë me disa deklarata të dyshimta, por e gjendur para presionit të opinionit public, u tërhoq dhe e pranoi. Por vetë Kurti e injoroi ceremoninë.

Më tej detyrimet e tjera që rridhnin nga Marrëveshja u injoruan, edhe pse administrata e re e presidentit Biden e konfirmoi atë dhe këmbënguli në zbatimin e saj.

Një prej pikave rekomanduese të Marrëveshjes është përfshirja në procesin e Minishengenit, apo “Ballkani i hapur”, siç quhet tani.

Hedhja poshtë e rezolutës për detyrimin për të zbatuar Marrëveshjen e nënshkruar në Uashington, është ngjarja më e rëndë në historinë e politikës së Kosovës prej vitit 1999, kundër politikës zyrtare të SHBA.

Në këto 22 vjet mund të ketë pas fërkime apo keqkuptime, por nuk ka pasur kurrë rezistencë zyrtare kundër SHBA.

Ky është rasti i parë, dhe për ta mbuluar gjëmën e rëndë që ka ky rast mbi Kosovën, “një tufë patriotësh” kosovarë janë ngritur në protesta për Bregoviçin, që të mos shihet pas mali i krimit mbi Kosovën që prodhon refuzimi zyrtar i një marrëveshje me Uashingtonin.

Tani Gjermnaia, si nismëtare e procesit të Berlinit, ku përfshihet dhe “Ballkani i hapur”, ka këmbëngulur që në këtë proces duhet të përfshihen gjithë vendet e rajonit. Kosova jo vetëm që po kundërshton, por po akuzon dhe Shqipërinë për tradhti, pse është e përfshirë në këtë proces.

Biles në gjithë këtë proces të kundërshtimeve nga Kosova, po shmanget fare debati se çfarë dëmi sjell për Kosovën izolimi nga nismat rajonale të mbështetura nga SHBA dhe BE, dhe po ngrihet miti se këto nisma nuk janë të BE dhe SHBA, por të Edi Ramës për të dëmtuar Kosovën.

D.m.th Albin Kurti dhe partia e tij hedhin poshtë zyrtarisht Marreveshjen e Uashingtonit, hedhin poshtë zyrtarisht ofertën e Berlinit, dhe që të mos kuptohet krimi i rëndë që po bëjnë mbi Kosovën, kanë gjetur Edi Ramën si armik në dispozicion për çdo debat kombëtar. Dhe ai natyrisht që ua plotëson dëshirën me qejf.

Por puna është se kush mban përgjegjësi për pasojat që do të ketë Kosova nga ky izolim. Tani Serbia ka të drejtë t’i kërkojë Izraelit tërheqjen e njohjes, meqë Kosova e ka hedhur poshtë Marrëveshjen, dhe SHBA të ndjehet e poshtëruar nga lobimi i saj për të forcuar sovranitetin e Kosovës.

E gjithë kjo nuk mund të mbulohet me zhurmën për ardhjen e Bregoviçit në Korçë. Ai do të vijë, do të këndojë e do ikë, por kjo as e zgjidh krizën ku po fut Albin Kurti, Kosovën me Perëndimin, as e dëmton Edi Ramën, siç ëndërron Albin Kurti.

Kjo varros vetëm Kosovën, me duart e një njeriu që ka vendosur të vetizolohet nga SHBA e BE, dhe po e maskon gjithë këtë si një betejë kundër Edi Ramës.

Ai i ka lënë Serbisë vendn e nderit në rajon, si luajale e Perëndimit, vetëm e vetëm që të ketë një foto të Edi Ramës, Vuçiçit e Zaevit, pa veten e tij në mes, që t’ua hedh si ushqim turmave fanatike që shpreson se do ta mbajë në pushtet me gënjeshtra të tilla.

Atë luftë që Serbia  e humbi me avionë bombardues me SHBA-në,  Albin Kurti po ja dhuron duke bombarduar shqiptarët me gënjehstra kundër Shqipërisë dhe Edi Ramës. Siç i duhet Serbisë.

Komento

Komente

  • Rrofte Ballkani i Bashkuar!: 12/08/2021 17:32

    Ballkanasit e ne veçanti shqiptaret, DUHET te kerkojne e te aspirojne per Paqe dhe Harmoni e Bashkepunim me te gjithe shtetet ballkanike e sidomos me Serbine. S'ka rruge tjeter! Bashkimi ben fuqine, perndryshe do te na hajne armiqte dhe djajte, qe jane bere me te shumte e me te eger tani ne keto kohra. Bashkimi do te sjelle prosperitet, zhvillim dhe dashuuri e qetesi. Kemi nevoje per pune, rregull, disipline, paqe, harmoni, bashkepunim e lufte te gjithe se bashku kundra korrupsionit, hajdutllekut, maskarallekut, degjenerimit shpirteror dhe fizik, djallezive e djajve te shumte e ne te kater anet me emra e ngjyra te ndryshme, me parrulla e politika nga me te ngaterruarat e diabolike. Ata mbeshtillen e kamuflohen me gjoja 'patriotizma' dhe ndjenja kombetare per te na perçare e ngaterruar duke na nxitur e drejtuar per te luftuar e urrejtur njeri tjetrin. Kemi vuajtur e lufuar per qindra vjet se bashku kundra hordhive te turqve te ndyre. Pse duhet qe te shaketrrojme njeri tjetrin pa fund?!!.... Ishte po ajo aresyeja e mos bashkepunimit dhe bashkimit dhe e luftrave te brendeshme, aresyeja kryesore qe turku çallmaxhi i nemur arriti te na pushtonte e te na masakronte e te na perdhunonte per qindra vjet. Kete se mendoni Fare?!!... Po te ishim te bashkuar do te ishim aq te forte, sa jo ato zgjebaruke brekushexhinj te ndyre qe s'do te mund te na pushtonin kurre, por do te ishim nje force e tille, sa te mund te pushtonim edhe te gjithe Boten mbare. Mos harroni se i gjithe Qyteterimi dhe Zhvillimi i te gjithe Botes ka ardhur nga Ballkani i Shenjte i Krishtere. Rrofte Ballkani i Bashkuar!

    Përgjigju
    • Jjsh: 13/08/2021 00:19

      Tani ma mbushje mendjen. Isha kaq ne medyshje qe sapo lexova komentin tend u binda menjere qe s’do kete kurre bashkim me serbine. A e di pse? Se jane derra. Gjithashtu, shkjau nuk di te beje kryq dhe as ti falet perendise. Jane qeniente pagdhendura dhe me bisht si ne koke ashtu dhe ne b*the.

  • Matogruda: 12/08/2021 15:47

    Sulmet e percarjes vijne nga Kosova dhe jo nga Shqiperia.Pushojeni kete luft te ndyr se po i beni qejfin serbit i cili aktualisht po ferkon duart

    Përgjigju
  • Vellai: 12/08/2021 09:26

    Shqiperia nuk mund te shkoi pas karroces politike te Albinit i cili me politiken e tij amatoreske po u kundervihet partnerve tane Ameriken e Gjermanin SIGURISHT po kundershtoi keto shtete qe i jane gjendur kurdohere prane Kombit tone? Kush e cliroje Kosoven? Mendihmen e kujt do i arrij Albini objektivat strategjike te Kosoves? Ngelet ti realizoi me ruset apo kinezet. Sigurisht ata kane punuar e punojne ne favor te serbit Albin do jete teper von kur ta kuptosh se cfare gabimi fatal po ben ne se nuk e ben me qellim te keq.

    Përgjigju
  • Artan: 12/08/2021 00:02

    A ka mundesi te mos bejme “lufte” shqiptari me shqiptarin? Asgje e mire nuk vjen duke sulmuar tinzarisht politiken e kosoves. Shqiperia ka detyrim te jete perkrah Kosoves pa kushte dhe ne menyre totale. Kur na u be analist Mero Baze? Ky hante nga dora e sb.

    Përgjigju
  • Anastas janulla: 11/08/2021 18:24

    O Mero, sa here qe lexoj artikujt tuaj me kujtohet konga e Osmon Takes....Nga shkon rrota nuk shkon timoni. Mjeshtri i lemshit je, per nga idete te cilat dhe se si i shpalos. Kosova mer jahu nuk ka thene gjekundi se nuk do pjesmarrje ne nisma rajonale. Kosova, me goxha te drejte, nuk don serbine ne nismat Shqiptare. Ballkani i hapur nuk eshte i njejti me te ashtuquajturin minishengen apo ate qe quhet proces berlini, sepse jane dy thelbe te kunderta. Procesi i berlinit ka BE-ne nga pas dhe eshte i bazuar ne te drejta te barabarta njerezore dhe sovrane. Ballkani i hapur nuk eshte. Ehste thjeshte nje riciklim i ideve te shekullit te kaluar te viteve 1950....perkatesisht i idese se Shqiperise te qenurit republike e shtate jugosllave. Pse e keni kaq me ngut dhe me ngulm ballkanin e hapur, apo se do Km rrumpalla nje “litar shpetimi” qe te qendroje ne pushtet? Tek marrveshja e Washingtonit...e ke lexuar valle? Ehste thjeshte nje dakordesi midis paleve (Kosoves dhe Serbise) e cila u thye sapo dolen nga zyra. Serbia vazhdoi dhe vazhdon ende te kerkoje c’njohjen e Kosoves. Ti thua qe mospjesmarrja ne “ballkanin e hapur” ishte e vullnetshme nga ana Kosovare. Si mund te ishte edhe KM i Kosoves ne foto me Ramen, Vucicin dhe Zaevin, kur Kosova nuk ishte e ftuar? Po KM e tjere te rajonit, pse nuk ishin ne ate foto?

    Përgjigju
    • Rexhep me rrufsh Janullen: 11/08/2021 21:49

      @Adrian - Shume b*thzgjute u tregove. Me le pa fjale me kete komentin tend, apo ta shkurtoi redaksia? @Arberi - kjo eshte natyra e tradhetarit. Gjeja me e rendesishme eshte se tradhetari nuk ka me levizje. Gjeja me pozitive eshte nuk arriten te na percanin dot.

    • Ilir: 11/08/2021 21:18

      Lute zotin USA nuk merr ndonjë vendim të tërheq ushtarët nga Kosova jo se do pranohet Ballkani por komplet Serbia ashtu siç bëri në Beograd ish lideri i Kosoves Ibrahim Rugova

    • Adrian: 11/08/2021 19:53

      Mirë mo historjan i republikës se shtatë ...ja këput kot

    • Arbëri: 11/08/2021 19:48

      Një gjë është shumë e kjart, km kontravers shqipëtar e largoi Ditmir Bushatin (i Cimi nuk pranoi lobim për ndarje të Kosovës) dhe e mori vet MPJ që ta vazhdonte politiken me Vuqiqin për q’njohje dhe ndarjen e Kosovës! Shkoi në Rusi me Baton Stanishiqin për të konsoliduar politiken ruso serbe ndaj Kosovës, dhe atje u paraqit kinse shkoi që të ndermjetson konfliktin Ukrain Rusi, a e kuptoni se deri ka arritur km shqipëtar me politikat e tij anti Kosovë! O sa shumë ka të thuhet e shkruhet…

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?