Nuk e di pse Sali Berishës i është mbushur mendja që shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe janë përkahës të PD janë të gjithë nga Dropulli ose Himara dhe mbështetës të Agimit të Artë.
Për disa herë, ai sa herë u adresohet mbështetësve të PD në Athinë, qoftë në takimet që ka pasur online me ta, qoftë edhe ky i sotmi, e vetmja gjë që u shpjegon nga Shqipëria është arrestimi i Spiro Kserës për korrupsion dhe arrestimi i Fredi Belerit për blerje votash.
Shqiptarët, përfshi edhe ata që mbështesin PD në Greqi, nuk jetojnë me hallet e Agimit të Artë në Shqipëri, çfarë përfaqësojnë Beleri dhe Ksera.
Ata kanë hallet e tyre në Greqi, kanë probleme atje me Agimin e Artë, me racizmin e tyre dhe, ndonjëherë, edhe me dhunën e tyre.
Ata mbështesin PD për bindje të tyre politike, po jo për shkak të aleancës së Berishës me Kserën dhe Belerin.
Madje, ky nuk është as shqetësimi i pakicës greke të Shqipërisë që jeton në Greqi. As ata nuk duan t’i dinë për ta. Shumica e Dropullit voton PS ashtu si dhe Himara.
Kështu që problemi i Belerit dhe Kserës, si dy të dënuar për krime ordinare në Shqipëri, është çështje vetëm e atyre të dyve dhe Berishës.
Nuk jam kundër që Berisha të shqetësohet për Belerin. Ai mund ta qajë atij hallin dhe të bëjë aleancë me të me shpresë se Greqia do t’i bëhet aleatë, por kjo nuk i jep ndonjë votë shqiptare në Greqi. Në Shqipëri, jo e jo. Vetëm mund t'ja heqë.
Keqkuptimi i Berishës se 700 mijë shqiptarët në Greqi jetojnë me hallin e Belerit, tregon se Berisha e konsideron diasporën shqiptare në Greqi, si pakicë greke të Shqipërisë, të spostuar në Athinë dhe u flet atyre për hallin e disa politikanëve të Agimit të Artë në Shqipëri dhe për kontributin që ata po japin për Greqinë.
D.m.th. i trajton ata sikur të jenë pjesëtarë të shoqatës Omonia dhe jo mbështetës të PD, të cilën ai gjithashtu e trajton si seksion të shoqatës Omonia. Dhe e gjithë kjo vetëm nga keqkuptimi se Beleri do t’i sigurojë atij mbështetjen e Greqisë në zgjedhje. Dikush duhet t’i thotë se ata që do votojnë në Greqi për zgjedhjet e 11 majit, qofshin edhe për PD, do votojnë si shqiptarë të ikur në Greqi dhe jo si mercenarë grek në Shqipëri./ Tema
Komente

Mos e permend ,agimi i arte.Ishte nje organizate e financuar nga turqia.Sherbimi american i sigurise e konfirmoi,se te ardhurat e saj vinin nga turqia.
PërgjigjuNqs Rama eshte legen! Berisha i bie te jete e dhjera e Rames, dmth 10 fish legen.
PërgjigjuKy eshte krijese pa Fare dhe Kerthiz!
PërgjigjuBerisha,si agjent Serb e Grek ,pa llogaritur se ka qene dhe i rekrrutuar nga sigurimi i shtetit shqiptar me pseudonimin "Bisturia" e ka zgjedhur rrugen e vet si antishqiptar qe ne rinine e tij te hereshme dhe kjo eshte e njohur brenda e jashte shqiperise. Tani,pasi ne rruge mafioze,me kercenime e shantazhe ndaj gjyqtareve arriti te menjanoje Bashen e te marre vulen e bandes mafioze demo-n-kratikase e ta perdore ate per interesat e tij personale si bandit qe eshte,te beje nje miting ne Athine,ne krah te antishqiptareve Kolila ,Bejleri e te tjereve si Dule Comleku e ndonje tjeter e duke patur ne krah te tjere persona te dyshimte si Noka apo Gjekmarkaj nuk eshte ndonje gje per tu cuditur,eshte hicgje ne raport me rezumene e te gjitha krimeve qe ai ka bere nga 1990 e ketej.Mitingu eshte ne te drejten e tij.Por se cfare do te nxjerre nga ky miting eshte tjeter gje.Une,si emigrant ne Greqi prej 30 e kusur vjetesh,duke e ditur gjendjen ketu,duke e ndjere pulsin e problemet e shqiptareve ketu,duke jetuar me hallet e tyre si dhe me hallet e familjes time besoj se ,ahtu si dhe ne Shqiperi,ky prototip i cmendur skizofren i ngjitur me mastic pas kariges,krimit e korrupsionit,i shpallur Non Grata per keto e te tjera gjera te tilla,qe ka percjelle mijera e mijera politikane ne demokracite europiane,disa presidente amerikane e kryetare shtetesh ne Europe,qe ne menyre demokratike kane ikur nga posti e politika e edhe nga jeta ne keto 35 vjete,ne zgjedhjet e radhes,ashtu sic dhe parashikohet dhe ashtu si ka ndodhur ne cdo pale zgjedhje ne Shqiperi gjate kesaj periudhe (pervec rasteve kuri eshte bashkuar zevendesi dhe mafiozi i ngjashem me te Ilir Meta-j) edhe ne keto zgjedhje do marre te gjatin,ose sic thote dhe Rama,Noc Rrokun! Dhe 11 Maji nuk eshte larg.Edhe vete Tra.pi ta mbeshtese edhe publikisht Berishovici Serb Noc Rrokun e ka ne xhep!
Përgjigju