Sali Berisha

Mero Baze: Berishës i ka ardhur në Tiranë Republikani, që demokratët shpresojnë ta 'shpëtojë'

15 Maj 2022, 21:26| Përditesimi: 15 Maj 2022, 21:32

  • Share

Sali Berisha ka sot një shans të art tu provojë demokratëve gjithë teoritë e tij të konspiracionit që ka shpikur gjatë këtij viti për futjen e tij në listën e zezë si minues i demokracisë, shantazhues i sistemit të drejtësisë dhe i përfshirë familjarisht në korrupsion domethënës për shkak të pozitave në pushtet.

E gjithë mbrojtja e tij bazohet tek fakti që ky është një komplot i Xhorxh Sorosit, për shkak të qëndrimit të tij kundër ndarjes së Kosovës, që sipas tij ishte hedhur në lojë nga SHBA.

Tani i ka ardhur “Zogu në dorë”.  Ish-Sekretari amerikan i Shtetit,  Michael  Pompeo, po qëndron sot në Shqipëri. Ai ka qenë Sekretari Shteti për periudhën kur Berisha shpik që do ndahej Kosova dhe e shpëtoi ai. (Mohon dhe “kontributin” e Ditmir Bushatit).

Nga ana tjetër, dosja e Sali Berishës është e hartuar e gjitha në kohën kur në Departament të Shtetit ishte në krye zoti Pompeo, dhe ambasadorja Yuri Kim, është po ashtu ambasadore e presidentit Trump, e ofruar nga Departamenti i Shtetit.

Sot i ka të gjithë armiqtë bashkë në Tiranë. Të gjithë të administratës republikane, ku ai ka shpresën se do ta amnistojnë nga “non grata”. Sekretari Pompeo llogaritet të jetë kandidat për zëvendës president, nëse kandidon Presidenti Trump. Nëse jo, është një nga kandidatët për president.

Në tavolinë me Sekretarin Pomepeo, do të jetë Enkelejd Alibej, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj e s’di kush tjetër nga Partia Demokratike. Sali Berisha natyrisht nuk do të jetë. Edhe pse po lobon fort të provojë përmes tij ndonjë nga teoritë e tij konspirative, nuk po ja del dot.

Normalisht një demokrat naiv ka besuar se Sekretari Pomepo, sapo të mësonte të vërtetën në Tiranë, do shkonte drejt e tek zyra e zotit Berisha dhe do t’i premtonte se sapo të vinte në pushtet Presidenti Trup, apo nëse jo ai, kur të kandidonte ky vetë, gjithçka do zgjidhej. Madje në krah të tij kur ta bënte këtë deklaratë duhet të ishte dhe përfaqësuesja e SHBA në PD, “ambasadorja” Kokalari.

Asgjë e tillë nuk po ndodh akoma. Berisha ka takim me ish gardistët e tij të 97, që i turri kundër shqiptarëve, dhe që i premtojnë që do hanë me dhëmbë Alibej dhe Bardhin, ndërsa këta të fundit përqafohen me Pompeon. Si për dreq dhe ky, ku e gjeti të vinte para zgjedhjes së tij kryetar, në përvjetorin e sulmit amerikan mbi të. Të kish pritur të paktën deri në fund, që demokratët ta besonin që ja ka bërë gjëmën Sorosi dhe demokratët dhe jo republikani paraardhësi i Sekretarit Blinken. Ai që ka e trashur shumë dosjen e tij.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?