Foto ilustruese

Mero Baze: Bumi i turizmit  po zbulon plagën e rëndë të transportit publik

23 Korrik 2023, 19:43| Përditesimi: 23 Korrik 2023, 19:44

  • Share

Në orët e vona të darkës, në një rrugë plot rrëmujë të Ksamilit, I cili tani nuk ngjan, as si qytet as si fshat, por si një kamping gjigand që ka hapur çdo derë dhe ka kthyer në restorant çdo trotuar, një turmë e madhe  të huajsh prisnin në një vend që mendohej se ishte stacion autobusi. Prisnin të ktheheshin në Sarandë apo në ndonjë pikë  gjatë rrugës për Sarandë. Në orën 22 30 ata kishin së paku gjysmë ore që prisnin. 

Në fakt prisnin kot. Nuk kishte më autobusa urban, por disa djem kishin bërë xhentilin dhe herë pas here I luteshin një furgoni të vinte ti merrte “se kishte punë”.

Një skenë të ngjashme e shikon dhe në rrugët eSarandës, në endet ku ka tabela autobusësh. Nëse këtë situatë e zhvendos në Durrës Golem dhe Kavajë është edhe më dramatike.

Turizmi në Shqipëri nuk ka prekur kurrë majat të tilla. Statistikat e Korrikut mjaftojnë të përmbysin çdo shifër të çdo viti më të mirë, duke kthyer Shqipërinë në një destinacon ndërkombëtar të këtij viti. Dhjetëra shkrime në gazetat më të mira botërore rreth Shqipërisë, janë ndoshta marketing më I fort q ëi është bërë Shqipërisë në gjithë historinë e saj. 

E di që shumë shqiptarë mërziten po tu thuash se këtu ka meritë dhe qeveria, stabiliteti financiar i vendit dhe ritmi I zhvillimit të tij, por më mirë të mërziten ata dhe Shqipëria të marr frytet e miliona turistëve që kanë vërshuar drejt saj.

Por vërshimi I tyre zakonisht të godet në pikën më të dobët. Dhe na e ka gjetur. Është transporti publik. Shqipëria ka ndoshta rrjetin më mizerje të transportit publik, I cili I përshtatet rutinës së përditshëme të 12 muajve dhe jo ndryshimit drastik të vendit për shkak të turistëve. 

Dhe ka tre probleme të rënda me transportin publik. Është I pamjaftueshëm me këtë fluks vizitorësh,  është I parregullt me oraret dhe destinacionet duke qenë I paparashikueshëm dhe së treti është I padobishëm për shumicën e territoreve të plazhit.

Sarandë Ksamil dhe kthim me këtë fluks ka nevojë për dhjetra autobuzë , ndërsa destnacionet nga Rinasi dhe Tirana drejt plazheve kryere të vendit duhet të jenë të llogaritshme me orare fikse dhe të shtura për sezonin.

Mijëra të rinj nga ai tip turisti eksplorues që vijën në vende si I yni, I shikon sot të rraskapitur në bregdetin e Jugut, dhe në zonat më elitare të tij, siç është riviera nga Palasa në Borsh, ku askush nuk ka ndonjë përgjigje nëse ka autobus, furgon, në çfarë orari e ka dhe akoma më keq se si mund të shkosh nga një shtëpi në Palas apo Vuno deri në bregdet, ku ke shans të flesh në një dhomë 40 euro dhe të paguash një taksi 30 euro për të shkuar në det.

Ekspert që merren me turizmin thonë se shumica e pyetjeve që bëjnë të huajt kur marrin shtëpi me qira në Airbnb apo booking ka të bëj me transportin publik dhe qasjen e shtëpisë me detin.

Transporti publik është një problem I Shqipërisë edhe pa këtë fluks të jashtëzakonshëm turizmi, por me këtë bëhet gangrenë. Dhe kjo nuk është diçka që  ndjejnë shqiptarët. Ata janë vet mësuar me këtë sistem dhe bëjnë zgjidhjet e tyre duke hipur të gjithë në veturat e tyre për çdo punë dhe kur shkojnë të blejnë bukë.

Këtë e kupton tek shumica e plazheve të bukur atë vendit që nuk kanë akses makine afër dhe ti shikon se popullohen vetëm nga të huajt, pasi ata janë të vetmit që janë të gatshëm që mund të ecin me këmb drejt detit. Shqiptarët jo. 

Ndaj dhe nuk e ndjejnë aq shumë mungesën e transportit publik në plazhe. Ai shqiptarë që nuk ka veturë nuk ka as lek për të shkuar në plazh kështu që nuk del nga shtëpia.

Problemi është tek miliona turistët që po vërshojnë në vend. 

Nuk kam ndonjë recetë se si mund të zgjidhet tani në mes të skëterrës së këtij fluksi, por bashkitë bregdetare së paku me urgjencë duhet të  qindfishojnë pikat e informimit  dhe shenjat treguese se si mund të shkohet nga një plazh në tjetrin nga hoteli në plazh nga shtëpitë me qira në plazh etj. Dhe natyrisht tu kërkojnë linjave të licencuara që përveçse të shtojnë mjetet qoftë dhe të marra me qira përkohësisht të shtojnë frekuencat dhe oraret e zgajtura për punë. Nuk do zgjidh gjithçka por do bëjnë diçka. 

Por mbi të gjitha duhet të shtojnë informimin. Gjithkush duhet të dijë, nëse ka shpresë të vij një autobus kur ti rri pret në stacion, apo jo. Dhe të bësh këtë kur je I huaj në një vend si Shqipëria, është dhe më dëshpëruese, ndërkohë që ke vendosur të vish për qejf në Shqipëri, pikërisht për shkak të marketingut marramendës falas që po na bën shtypi botëror.

Me këtë rast ndoshta përfitojmë të gjithë nëse politikat e qeverisë ndaj transportit publik ndryshojnë rrënjësisht. Është tregu i turizmit që e dikton atë.  

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • bledi: 30/07/2023 05:07

    privatet duhet te blejne autobuze dhe ti vene me sherbim te hoteleve...

    Përgjigju
  • Lisa: 23/07/2023 22:22

    Ti Mero sillesh sikur populli s'ka parë të huaj me sy e sapo dolëm nga diktatura, kur e vërteta është se shumica dërmuese ka emigruar e jetojnë jashtë. Vetëm juve u ka ngel ora në diktaturë.

    Përgjigju
  • Shqipëria pa shqiptarë: 23/07/2023 22:10

    Shqipëria pa shqiptarë të marrë frytet e saj thotë gazetarino. Shqiptarët të kanë ik nëpër Europë ti kërkon transport publik në Shqipëri. Privati në ka bythë ta bëjë. Nuk do subvencionojme turistët Gjermanë të lëvizin lirë e të fitojë privati. Dhe të ndëshkojmë studentët e mjekësisë që janë shqiptarë se kështu i do bytha të gjatit. I trajton shqiptarët si skllevër e të huajve u lëpin atë.

    Përgjigju
  • Zoni: 23/07/2023 21:32

    O Mero bashkite e menderosurs shqiptare nuk heqin dot Plehrat not te bejne transport publik. S ka transport Publik sepse i gjithe transporti eshte privat. Xhaxhi nuk jeton me keshtu qe sa te zgjohet nga gjumi Bela dhe Mirela perkthysja do duhen edhe nja 30 vjet.

    Përgjigju
    • Transporti: 23/07/2023 22:02

      Transporti të jetë Privat , jo publik për turistët që nuk paguajnë taksa. Apo t'u bëjmë dhe hotele e restorante publike.

  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?