Sali Berisha, Argita Malltezi dhe Liri Berisha

Mero Baze: Deri më 12 me të shtëpisë,… pastaj me ju të tjerët

3 Dhjetor 2023, 06:59| Përditesimi: 3 Dhjetor 2023, 07:01

  • Share

Të gjithë ata që besonin se Kuvendi i Berishës nuk mund të prodhonte ndonjë lajm, gabuan. 

Gabuan në fillim ata që ishin delegatë të Kuvendit dhe nuk shkuan. Gati 60 për qind e delegatëve mungoi, edhe pse Berisha i ka shkurtuar nga 4500 në 1200. Në sallë nuk ishin as 400 prej tyre, dhe me siguri që ishin të dëshpëruar nga formaliteti i votëbesimit të Berishës.

Gabuan deputetët e Grupit Parlamentar që refuzuan të marrin pjesë në Kuvend, duke menduar se do të bëheshin fasadë e një votëbesimi formal të Berishës, kur dihej përfundimi. Për më tepër që ata dhe ashtu nuk është se i kanë raportet e mira me Berishën.

Gabuan gazetarët që mendonin se Kuvendi do ishte një formalitet qesharak i panevojshëm, për një grupim politik i cili ende nuk ka vulë dhe logo.

Gabuan, se nuk u shkoi mendja që Berisha do votëbesonte vajzën e vet si pasardhëse të tij dhe ky ishte lajmi që prodhoi.

Dhe nuk e ka menduar keq si strategji.

Së pari, me këtë votëbesimi për vajzën e tij si trashëgimtare e partisë së tij, Berisha ka sfiduar opozitën, duke i përcaktuar asaj dhe të ardhmen e saj me një “non grata” tjetër në krye. 

Pra në vend të një rezolute ku të dënohej SHBA dhe të hidhej poshtë “non grata” e Berishës, ai zgjodhi një gjë dhe më radikale, duke përcaktuar që edhe pasardhësi i tij në atë parti do të jetë “non grata”.

Pra e ktheu “non grata”-n në një fat të partisë së tij. Ata që pranojnë Berishën dhe familjen e tij, duhet të pranojnë që do të jenë në një betejë afatgjatë me SHBA dhe Perëndimin, që i ka shpallur ata “non grata”. 

Dhe ky është një akti i guximshëm dhe i sinqertë kundër Perëndimit nga Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, pasi ata shpallën një betejë të përjetshme të këtij grupimi kundër SHBA, Britanisë së Madhe dhe Perëndimit në tërësi.

Së dyti, shpallja e pasardhëses, është një përgjigje për të gjithë ata që janë ambiciozë apo vërtiten rreth Berishës me shpresën që kur të vdesë ai, ata të marrin partinë apo meritat që i qëndruan besnikë. 

Të gjithë duhet ta kuptojnë që do të kalojnë nga vartës të Berishës, në vartës të Argitës apo Shkëlzenit, por meqë ai mund të ketë punë me drejtësinë, hë për hë, do të jenë vartës të saj.

Dhe kjo i jep fund iluzioneve të tyre për të ardhmen rreth Berishës. Akoma më keq, kjo i jep fund dhe etikës së Berishës që bën sikur i respekton, derisa t’i heqë nga mundësia e bashkimit me Bashën. 

Së treti, shpallja e Argitës si pasardhëse nga familja e tij, është një zgjedhje edhe biologjike, pasi Berisha mund të linte pasardhës edhe dhëndrin që është në burg, apo nusen e djalit, që nuk janë “non grata”. Madje nusja e djalit ka mundësi të shëtisë në Perëndim si blogere. Edhe një farë kulture e ka, se ka lexuar një libër për Merlin Monro. Madje dhe fansat i ka përafërsisht sa Berisha në rrjetet sociale.

Por nuk ja la as asaj, as dhëndrit, por vajzës, pasi vetëm kështu ai është i sigurtë që të gjithë duhet të binden qysh tani se fati i opozitës është i lidhur me fatin e familjes së Sali Berishës.

Por mbi të gjitha, përzgjedhja e Argitës, është një leksion i hidhur për çdo bashkëpunëtor të vjetër të Berishës që ka iluzionin se ai është njeri parimor dhe nuk lufton për familjen e vet. Ai mund të kishte zgjedhur fjala vjen Jozefinën, madje dhe profesor Spahon, apo dikë tjetër që i kanë qëndruar besnikë kaq vite dhe janë gati të shkojnë me të deri në varr, por ai ka hallet e veta, nuk ka hallet e tyre. 

Duke legjitimuar Argitën si pasardhëse, ai legjitimon historinë e pistë të pushtetit të tij, dhe i detyron të gjithë ata që i shkojnë pas, të pranojnë si standard politik një familje të korruptuar, një baba hajdut, një nënë hajdute, një djalë hajdut, një vajzë hajdute, të gjithë të sanksionuar nga SHBBA si të përfshirë në korrupsion madhor, minim të demokracisë dhe shantazhues të sistemit të drejtësisë. 

Pra Berishës nuk i mungonin njerëzit për të lënë pasardhës. Nuk i mungon as besimi tek ata. Berishës i mungon standardi politik i familjes së tij biologjike, pra ai ka nevojë të pranohet familja e tij dhe të imponohet si standard në atë parti, dhe jo të gjejë udhëheqës të pakorruptuar apo që nuk janë “non grata”.

Nën këtë frymë u zhvillua i gjithë Kuvendi i sotëm i partisë së tij me një sallë mbushur me pak se gjysma.

Duke u përpjekur t’u imponojë mbështetësve të pakt të tij, familjen e tij, Berisha dukej sikur thoshte: Deri sa të mbarojë Kuvendi, do jem me këta të shtëpisë, pastaj me ju të tjerët. Pak a shumë si ata që festojnë Vitin e Ri me shtëpinë deri më 12 të natës, pastaj dalin me shoqërinë./TemA

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • minushe: 04/12/2023 12:02

    GJKKO cben? po te ishte nje qytetar i thjeshte dhe te refuzonte gjykaten??? cfare do i kishte ndodhur? pse tolerohet kaq shume sali berisha ??? apo kane frike?? eshte apo seshte i frikshem??? por valle pse te jete kaq i frikshem kur nuk ka bere asgje??:(

    Përgjigju
  • Linda: 03/12/2023 12:05

    Para pak kohesh anetar te drejtesis shqiptare shkuan ne Amerik dhe me kthimin qe andej besuam se dicka do levizte po me sa shofim jemi atje ku ishim ne vend numero! Nje familje me paraqitje ne drejtesi dhe me arrest shtepie hyne ne sallen e kongreseve dhe nepermjet kuvendit i shpallen haptas lufe drejtesis dhe gjithe botes se keta jane non grada! Si perfundim prokurorja qe nxorri ne arrest shtepie Maltezin jo te largohet nga gjykata po te arrestohet ne flagranc dhe ne polici e ne Spak personat pergjegjes per mos paraqitjen e Berishes duke mos marre asnje mase te japin doreheqjen! Boll u tallet me popullit duke perkedhelur nje familje kaq te pa fytyre kaq arrogante dhe kaq kriminele! Shqiperia eshte prone e popullit shqiptar jo e familjes kriminele Berisha dhe e gangove dhe horrave te tij!

    Përgjigju
  • I. Lir: 03/12/2023 10:37

    Po çar pret ky milet nga Salehu te beje ? Ai e tregoi poshtersine qe e ka karakterizuar qe ne rinine e vet kur erdhi ne Tirane,nga stanet ku do ushtronte zanatin e ruajtjes dhe kujdesit per tufat e dhive te atyre maleve,me nje valixhe druri te rende ne dore,e u be nje mjek i devotshem i Partse qe ja dha mundesine te behej,...bile edhe udheheqes i pjeses "doktora te Partise" e shok i ngushte me Sulo Gradecin,si nje pjestar i devotshm ne sherbimin per kujdesin e spikatur per jeten e shendetin e kryegjakpirsave te komunizmit shqiptar ne famekeqin "Bllok".E qe pastaj brenda nates nje dite ndryshoi duke i "dermuar e luftuar" me devotshmeri ata qe i dhane ate mundesi duke u kthyer ne kryedemkratin e devotshem e "luftetarin" e parpur te per lirine Amerikane e europiane. Doren nga "grusht" kur pershendeste e ktheu ne "dy gishtat" e fitores se lirise. Sot ktheu perseri kunder lirise Amerikane,qe te tregon vendin kur ben vepra te ndyra si te tijat,duke u shndruar ne "luftetar" te vlerave te hajduterise e shtypjes qe shprehen ne te ashtuquajturin "Berishizem". Po pra ky eshte ai qe na ka udhehequr ne pushtet duke shkatruar shtetin dhe ekonomine,e po ky eshte qe do te udheheqe edhe opoziten drejt shkatrimit te plote. Mjere ne dhe mjere edhe femijet tane nga kjo farre e keqe qe spo i shkulet ketij vendi.

    Përgjigju
    • Sikletihajdutit: 03/12/2023 13:11

      Po te drejten thua o vlla. Pasi shkatroi shtetin e Shqiperine,tani ka mision te shkatroje edhe opoziten. Ky crases i te tashmes do te vrase edhe shpresen per te ardhmen. Mallkuar qofte ligesia me emrin Salih.!!!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?