Helena Kaçe

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

28 Korrik, 22:55| Përditesimi: 28 Korrik, 23:00

  • Share

Dëgjova shumë komente dhe mbi të gjitha komentin e kryeministrit Rama për fjalimin e një vajze të re të quajtur Helena, përmes të cilës donte t’u thoshte “rivalëve” në PS të mos lodheshin kot, se ai do dilte në pension kur të bëhej gati Helena për kryetare të PS.

Ishte një gjetje e mirë për t’u thënë të mos ziheshin për pasardhësin. Por meqë kam shumë vite mbi supe duke u marrë me politikën shqiptare dhe Helena është moshatare e fëmijëve të mi, ja lejoj vetes t’i jap disa këshilla.

Guximi për të lexuar një tekst aq të mirë, në atë moshë, ndonjëherë të bëhet problem gjithë jetën, pasi të mbush mendjen se fati është në anën tënde, dhe ti tani do bësh karrierë politike.

Kjo vlen për vendet me traditë në karrierën politike. Madje vlente dhe në komunizëm. Por më beso që nuk vlen në këtë Shqipërinë tonë politike. Në këto 34 vjet pluralizëm, ata që i kanë mbijetuar karrierës politike janë një pakicë anekdotike, përveç kryetarëve të partive. Ata po. Ato nuk ikin dhe mos ikjen e konsiderojnë karrierë.

Këtu as kryetari i shoqatës së gjuetarëve nuk ikën, as kryetari i shoqatës së ujërave, as kryetari shoqatës të verbërve, nëse nuk vdes.

Kush është zgjedhur më 1991 nuk ikën nga posti për shkak të karrierës. Ikën nga mosha, ose arsye të tjera, jo politike, siç është tani drejtësia.

Prandaj harroje atë tekst që lexove aq bukur. Mos e merr seriozisht se do çosh dëm pjesën më të bukur të jetës tënde.

Dil me shoqet e shokët e tu, bë jetën tënde si e re e lirë në këtë vend, përpiqu të bësh një shkollë të mirë përveç Akademisë Politike të PS, që ka emrin e një dëshmori në moshën tënde, që me gjasa e vranë shokët e vet komunistë.

Dhe kur ti bësh gjithë këto, përpiqu të bësh një punë serioze. Sidomos përpiqu të kesh një zanat që të bën të pavarur nga politika në çdo kohë.

Politikani nuk është zanat në Shqipëri. Është argat!

Nëse dikush të zgjedh të bësh punë si politikan, dhe ti e ke me qejf, quhet fat. Përndryshe mos u dëshpëro, se nuk ja del dot të bëhesh përmes karrierës.

Nuk ka shembuj karriere politike në Shqipëri, nga të rinjtë që ja dalin vetë. “Mjaft” ka qenë grupi më i suksesshëm të cilët në momentin që shumica u shkrinë me PS, dhe një pjesë me PD, humbën identitetin e tyre dhe shumica kanë përfunduar si mish për qentë e politikës.

Prandaj mos e merr seriozisht fjalimin tënd. Kjo ka shumë rëndësi për të ardhmen tënde dhe të brezit tënd.

Mos merr seriozisht as parashikimin prej orakulli të Edi Ramës, që do të jesh kryetare e ardhshme e PS.

Nuk e kishte me ty. E ka me ata që ka në pushtet, që kacafyten me njëri- tjetrin, sikur është hapur lajmi që ai do vdesë pas gjashtë muajsh e duhet një kryetar i ri. Është duke u thënë që do të jem gjatë këtu, derisa të rritet kjo vajza.

Kjo mund të të kthehet më shumë në fatkeqësi se sa në fat në politikë. Prandaj injoroje! Është pak a shumë si fotografia e mikut tim Fatmir Xhafaj me Enver Hoxhën në vitet ’80, në një nga parakalimet e fundit të festës së 1 Majit. Akoma nuk i ndahet si fatkeqësi sa herë duan ta sulmojnë.

Të siguroj se dhe ai ka ndenj pa gjumë disa ditë me siguri pas asaj fotoje, duke menduar që tani do niste karrierën dhe ajo foto mund ta ndihmonte në jetë. Vetëm sherrin i ka parë asaj fotoje.

Dhe së fundmi, dua ta të them se shembulli më i mirë i gjithë këtyre që të them është Kongresi i sotëm.

Unë që kam 34 vjet që shkruaj çdo ditë për politikën, si rrallëkush në këtë vend, nuk i njihja tre drejtorët që u bënë ministra. Ata mund të jenë më të mirë se ata që zëvendësuan, por një ditë më parë nuk i njihja.

Kjo do të thotë që nuk vlen marrja me politikë, nuk vlen karriera politike, nuk vlen kontributi politik për t’u bërë dikush, qoftë ministër, deputet, e aq më shumë kryetar partie.

Rri e qetë se fati mund të trokasë papritur dhe mund të bëhesh dhe deputete, dhe kryeministre, dhe presidente.

Shumica e këtyre posteve në këtë vend, janë kryesisht aksidentale. Kemi bërë presidentë me zor, kryeministra me zor, deputetë me zor, ministra me zor. Vetëm kryetar partie s’kemi bërë me zor. Ata as i kemi hequr dot me zor. E ke shembullin e atij plakut në penxhere.

Ndaj merre qetë. Harroje atë fjalimin. Po qe se fati është me ty, do të trokasë në derën tënde. Por mos e merr seriozisht t’ia arrish përmes karrierës. Nuk ka funksionuar deri më sot. Fundi i Kongresit ishte kundër fjalimit tënd.

Vetëm nëse ti e vret këtë Kongres, e vret këtë fjalim, dhe këtë kryetar që të premtoi stafetën, atëherë mund ta bësh vet fatin tënd.

Por unë nuk shpresoj se do të arrij ta shikoj këtë gjë të ndodhë.Tema

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Feliks: 29/07/2024 16:33

    Artikull PERLE

    Përgjigju
  • Nerim Lumi: 29/07/2024 15:32

    Hosanatë për ramoviçin dhe partiçkën e tij të rilindjes së korrupsionit, që ka 10 vjet nga bataku në batak, thuajse si ato plehrat blu më përpara.nga një vajzë 19 vjeçqë sapo ka kryer gjimnazin,i vjen era reklamë,si ato të vitit2013 kur na morën votat me gënjeshtra.. Shqiptarët kësaj rradhe nuk do gënjehen me llafe ,ujin përzierje sa të duash,ujë mbetet..Ka zgjedhje shumë më të mira për të ardhmen e Shqipërisë, duke filluar nga Basha e të tjerë.Mos të lodhet kot për aq lart,si dikur një shoqja ime në gjimnaz....

    Përgjigju
    • Niku: 29/07/2024 23:21

      Shqiptaret genjehen me nje camcakez, nuk do shume per t'i manipuluar. Eshte tradite historike kjo, s'ka filluar tani. Ka me shume budallenj sesa te zgjuar ne ate Shqiperi dhe fatkeqesisht te gjithe kane te drejte vote. Prandaj keta qe jane "ajka e kombit" gjejne shesh e bejne persheshe se e dine qe s'ka per t'ju hyre gjemb ne kembe.

  • Reshat: 29/07/2024 14:29

    Hera e pare qe me pelqeve o mero nga te erdhi mo

    Përgjigju
  • Loni: 29/07/2024 13:26

    Ou !?meroja eshte ky nuk besoj dicka ka dhe ky i kruhet nen kesule ...po mortja o mero ziu po cfar i thua vajzes o lume madh ...po kush do e beje shqiperine o dite zi nuk thua ah sikur rinia te ishin te gjithe me te tilla mendime kulture ....gezo jeten se je e re ...ku ne disko droge cigare alkol ...ashtu lere cupat e tua o legen i peshtanit ...turp mero per ju nuk e prisja !?

    Përgjigju
  • Niku: 29/07/2024 13:22

    Nga njera ane ankohemi pse nuk ndryshon politika, dhe medemek nuk behet Shqiperia, nga ana tjeter dekurajojme cdo ze te ri we tregon se do te merret me politike e ta ndryshoje kete vend per mire. Ne vend t’i thote “na duhen me shume si ty”, i thote “ik ulu se s’ke per te bere gje as ti”. Pse nuk i tregon edhe si t’i behet here Saliut, here Edit sic ke bere zotrote ne keta 34 vjet? Si perfundim i meritoni lideret tuaj, t’i mbani me shendet deri sa te vdesin.

    Përgjigju
  • Mariana Tregani: 29/07/2024 11:16

    Duhet t'ju vijnë turp zotëri (Zoti ju bëftë të tillë) për dekurajimin që i bën kësaj vajze. Kësaj dhe gjithë rinisë dhe gjithë popullit që shpreson tek rinia. Ai plaku atje në ballkon dikur këshillohej prej teje dhe nuk bëri pak prapësira atëhere: mbylli fabrika dhe uzina, prishi sistemin bujqësor,hekurudhat,drejtësinë,ushtinë. Solli analfabetizmin dhe anarshinë në vend dhe së fundi i vuri vulën me 97tën e zezë që përzuri shumicën e shqiptarëve nga vendi. Guxon pra ti ti japësh mënd një shpirti të pastër rinor? Sipas teje more i shitur (vetëm një i shitur përhap idenë se Shqiperia nuk bëhet) si do t'ja bëjmë?! Çfarë i sygjeron ti rinisë? Të largohet nga ky vend që sipas mendimit tënd,nuk bëhet? Dhe çfarë i sygjeron këtij populli? Të humbi shpresën tek e ardhmja që i përket rinisë? Edhe një herë: TURP për ty dhe shumë të tjerëve si ty që kënaqeni duke mbjellë terror psiqik duke nxirë gjithçka. E pra dijeni:ajo Elena me bashkëmoshatarët e saj janë shpresa e këtij vendi dhe po. SHQIPERIA DO BËHET edhe pse ju nuk e doni këtë.

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 29/07/2024 11:14

    Nuk e kuptoj kete shkrim tendine,zoti Mero.Aq me teper ate emrin e heroit qe vrane vete shoket e tij komuniste.Helbete..."gjindje pa' Shkolle" ,zoti het...,zoti Mero.Ndaj konkretizoje me emra qe te mesojne dhe ne " analfabetet".keshillat e tua per Helenen,pa' kuptim,mbushur me pesimizem per te ardhmen.

    Përgjigju
  • Gjergj: 29/07/2024 09:15

    Nè Shqipèrinè e Ymerève nga provinca qè zbritèn nè Tiranè me valixhe druri dhe akoma nuk njohin mirè qytetin ku vunè kthetrat pèr tu shpèrngulur,,komunikimi funksionon paksa çalueshèm, tipike pèr ata qè nuk posedojnè shumè shtyllè kurrizore. PO TÈ JAP NJÈ KÈSHILLÈ..... Kèshillat, mbaji pèr ata qè tè pyesin pèr tè tilla zotèri. Kèshilla,,,èshtè nè gjèndje tè japè dikush qè ka njè arritje nè jetèn e tij profesionale. Çfarè keni arritur ju more zotèri? Nga prehri i Saliut tek ai i Janullès, dhe nga aty tek ai i Edi Ramès. Rèndom, quhet servilizèm kjo gjè dhe èshtè tipar i ndyrè qè duhet kuruar. "Kèshilla" nga servilèt mitomanè qè hanè bukèn e turpit? Mè mirè bèj atè qè thoshte Faik Konica,,,,,,dal e shes nè treg njè kovè me m...!!

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 29/07/2024 08:40

    Helena e dashur e ke degjuar proverbin Qente le te lehin karvani shkon perpara. Vazhdo rrugen qe ke nisur, te uroj shendet dhe suksese ne shkolle dhe ne karrieren tuaj, se shpresat tona i kemi varur te brezi i ri se jeni ju qe do te merrni ne dore fatet e vendit se mjaft kemi vuajtur. suksese zemer❤️

    Përgjigju
  • Riu: 29/07/2024 08:26

    Po te mbeshteti Rama per kryetare te dogji shanset si per Karier si Saliu me Bashen qe Nuk u be hic

    Përgjigju
  • I VJETRI: 29/07/2024 07:23

    O z.Mero, më fal por mënd e aftësi nuk kan vetëm relket e së shkuarës.Ajo vajza e meriton të jet e ARDHMIA SË BASHKU ME BASHKËMOSHATARËT E SAJ,PRA MERO MOS E V,RI QË NË EMBRION.DHE TI O MERO I PËRKET ASAJ PLEADE QË ME (PA) MËND E LATË ATDHEUN PA:I DUSTRI,HSHTRI,BUJQËSI.JU ME MËND SANJË PESHK LARGUAT DJEMT E VAJZAT RRUGËVE TË DYNJAS,DHE LAT PRINDËIT NË PIK TË HALLIT. TË JESH I KËNAQUR QËKA AKOMA TË RINJ TË TILLË

    Përgjigju
  • WTF: 28/07/2024 23:38

    Turp per kete shkrim dekurajues per nje brez te ri qe ka nje mentalitet komplet ndryshe nga ty Mero. Ne vend qe te perkrahesh nje politike ndryshe nga keta te rinj, i sulmon aspiratat!

    Përgjigju
    • @wtf: 29/07/2024 12:58

      Brezi ri me mentalitetin e gjyshes që i shërbeu Edvinit të mëparshëm. Një parti me lider suprem dhe mungesë demokracie të brendshme prodhon vetëm spiropala. Merua e di mirë se ç'bëhet në zyrat e shtetit për atë "të shkretë" karrierë. Brezi i ri me mentalitet ndryshe vazhdon të largohet sepse i rri "ngushtë" sistemi që ti patronazhist mbron. Çfarë pune bënin prindërit në kohën e largqoftit? E keni gjakun të helmuar nga kolera e kuqe e gjyshërve tuaj. Dhe si ata edhe ju do hani njëri tjetrin

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?