Ish presidenti Donald Trump

Mero Baze: Donald Trump shpëtoi nga Zoti, SHBA shpëtoi nga Donald Trump

14 Korrik, 19:32| Përditesimi: 14 Korrik, 19:34

  • Share

Mënyra se si Presidenti Trump, dhe politika amerikane reagoi pas sulmit barbar mbi të, tregon fuqinë reale të SHBA dhe  rrezikun që vjen nga gjuha e urrejtjes në politikë. 

Fjalitë e para që shqiptoi njeriu që mund të ishte i vdekur, një minutë më parë, ishte falënderimi ndaj shërbimit sekret të SHBA dhe FBI për reagimin e shpejt dhe neutralizimin e agresorit. 

Më pas do të ketë plot komente dhe vlerësime për punën e tyre. Ato ndoshta dhe nuk e kanë bërë atë si duhet, ose e kanë bërë më mirë se sa I gjykojmë ne, por në atë moment ka shumë rëndësi reagimi I atij ndaj të cilit u krye atentati. Dhe Reagimi I Donald Trump, ishte bashkues, dhe pro shtetit amerikan. 

Lartësimi I institucioneve të sigurisë, nuk vlen për ti shpëtuar analizës së punës së tyre, por vlen për të lartësuar institucionet e shtetit amerikan, pa I përbaltur apo paragjykuar ato, për shkak të atentatit barbar. 

Për të gjithë ata që duan të bëjnë krahasime me Shqipërinë, edhe pse nuk ka ndonjë rast që i ngjan, sa herë që ka pas atentate të dështuara apo të suksesshme ndaj politikës, gjithmonë është akuzuar kundërshtari politik dhe policia e shtetit.  

Madje dhe në rastin e fundit banal kur një I çmendur goditi Sali Berishën me grusht, edhe pse gjithçka ishte e qartë, akuza ishte se atentatin e  organizoi  kryepolici Ardi Veliu. 

Mesazhi I dytë I fort ishte reagimi I kundërshtarit të tij politikë, biseda telefonike private dhe mesazhet bashkuese në publik, që në atë moment shumë delikat, nuk thellojnë ndarjen dhe urrejtjen politike, por synojnë afrimin dhe qetësinë për qytetarët e vendit. 

Edhe këtu nuk është vendi të bëhet krahasimi me Shqipërinë, por nuk mund të harrohet që sa herë ka ndodhur atentatet, apo sulme të ngjashme të papërgjegjshme, I akuzuari kryesor ka qenë kundërshtari politik. Madje I linçuar publikisht.  

Mos të harrojmë se si Fatos Nano, u deklarua vrasës pesë minuta pas vrasjes së Azem Hajdarit, dhe 5 vjet më vonë ftohej në festën e PD si I mysafir nderi nga I njëjti njeri që e akuzoi për nevoja politike, duke i vënë për pak flakën vendit. 
Keqpërdorimi I barbarive të tilla për të frymëzuar urrejtje politike, është vazhdim I veprës së vrasësit, dhe kjo tek ne ka ndodhur rregullisht. 

Së fundmi tani që njihet profili I vrasësit të tij, është e qartë që jemi përballë pasojave të gjuhës së urrejtjes dhe indoktrinonit të ekstremistëve , të cilët frymëzohen nga gjuha e urrejtjes.  

Në SHBA, ekstremistët e majtë dhe ata të djathtë, janë gatshëm për akte të tilla, por ata nuk janë heronjtë e Amerikës në sytë e opinionit publik, por të përbuzurit e saj. Një shoqëri e emancipuar bashkohet për ti përbuzur ato dhe jo për ti lartësuar apo shpërblyer  “atentatorët” si heronj, apo për të justifikuar aktet e tyre.  

Donald Trumpin e shpëtoi Zoti, por me gjestin e tij dhe reagimin pas sulmit barbar ai shpëtoi SHBA, duke dëshmuar se ai e meriton ta udhëheq atë./ Tema

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • HAJDAR KARUC REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 14/07/2024 20:45

    O Mero Baze ti ngatron llaçin me sutjaçin. Po si mund tē krasosh ti Sali Bajgēn me njē kultur maloku bashibozuk, sekretar partie, anarshist, kriminel, hajdut e idjot i ler. E ta krahasosh Donal Trampin me Sali Bajgēn keqardhje zoti Mero Baze sa do qē kam respekt pēr ty.

    Përgjigju
  • redu: 14/07/2024 20:05

    Urrejtja eshte aresyetim psiqik te nje ksrakteri te keq dhe aq me teper ka efejt negativ nga perdituesit politik.34 vjet vetem vrer dhe kercenime keto do mbajne ne mend shqiptaret . Politikanet amerikan treguan vetpermbajtje por mbi te gjitha respektuan organet shteterore.Populli te beson kur genjen por kur kalon ne ves te kthen reston

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?