Opinion

Mero Baze: Drejtësia shqiptare konsolidoi 'pandëshkueshmërinë' e 'berishëve' dhe shokëve të tyre

27 Korrik 2021, 12:16| Përditesimi: 27 Korrik 2021, 12:23

  • Share

Fatmir Mediu i shpëtoi drejtësisë me imunitet. Ndërsa ishte duke u hetuar nga drejtësia në vitin 2009, dhe i ishte hequr mandati i deputetit, prokuroria kërkoi marrjen e tij si i pandehur me një akuzë që shkon deri në gjashtë vite burg.

Ai ju shmang gjykimit deri sa rimori mandatin në Shtator 2009 dhe Gjykata e Lart pezulloi menjëherë çështjen.

Prej atëherë deri më sot, ai mbeti një krim i pagjykuar.

Rihapja e çështjes nga SPAK ishte një shpresë se drejtësi apo u kthehej temav etë mëdha të pritshëmrisë që ka opinioni publik për drejtësinë.

Por vendimi i sotëm i Gjykatës Speciale është një dëshpërim, pasi rikonfirmon mbrojtjen me imunitet të politikaneve të lart.

Shoqëria shqiptare nuk është e mërzitur nga pandëshkueshmëria, se nuk po dënohet ndonjëri që merr bakshish një ark peshk për vende pune, apo ndonjë nëpunës ordinerë hipoteke. Ata Janë dënuar në të gjitha kohët. Ata që nuk janë dënuar kurrë janë pikërisht zyrtarët e lart, ish ministra e ish kryeministra që kanë bërë gjëma të mëdha, kanë vrarë e prerë e nuk u ka hyrë gjemb në këmbë.

Sot Gjykata Speciale, provoi se kjo traditë vazhdon. Ky është një lajm I mirë për Sali Berishën, Shkëlzen Berishën Ilir Metën dhe gjithë të tjerët në majë të pushtetit. Ruhuni ju të tjerët aty poshtë, se do të bëheni shembull.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?